Hani i Elezit planifikoi të blejë 'Red Bull' e 'Golden Eagle'

Komuna e Hanit të Elezit kërkesat e saj për furnizim me artikuj ushqimor i ka fokusuar te pijet.

Në tenderin i cili pritet të kushtojë rreth 23.5 milionë euro, të hapur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit, Hani i Elezit ka porositur pije energjike si “Red Bull” dhe “Golden Eagle”.

Në dokumentet e siguruara nga KALLXO.com Hani i Elezit ka porositur pije energjike “Golden Eagle” ose ekuivalente kanoçe 0.25 litra, 40 copa, “Red Bull” ose ekuivalente kanaçe 0.25 litra 30 copa, lëngje pemësh 1 litërshe të ndryshme me 10 deri në 25 për qind përmbajtje frutash 400 copë, ujë i thjeshtë në paketim 1.5 litërshe në shishe të plastikës 150 copa, ujë mineral në paketim 1.5 litërshe në shishe të plastikës 150 copa, pije të gazuara “Cola”, “Fanta”, “Sprite”, “Bitter”, “Tonic”, “Schweppes” etj, paketimi 1.5 në shishe të plastikës 100 copa, pije të gazuara “Coca- Cola”, “Fanta”, “Sprite”, “Bitter”, “Tonic”, “Schweppes”, “Coca-Cola zero” etj, kanaçe 0.33 litra 250 copa, lëngje të ndryshme frutash – pjeshkë, mollë, portokall, dredhëz, ananas, vishnje, karotë etj, paketimi qelqi  prej 200 ml 50 copa, lëngje kanoçe ‘Multi sola”, “Ice tea” ose ekuivalente kanoçe 0.33 litra 250 copa.

KALLXO.com ende nuk ka marrë përgjigje nga kjo Komunë se për çfarë nevoja i ka bërë këto kërkesa.

KALLXO.com ka shkruar për tenderin 23.5 milion të shpallur nga AQP-ja, për t’i furnizuar disa institucione të Kosovës me artikuj ushqimorë.

Në tenderin, që është i ndarë në 9 llote dhe që pritet të kushtojë rreth 23.5 milionë euro, tek specifikat teknike ishin artikujt: “EuroKrem”, “Plazma”, “Vegetë”, “Pop-Kek”, apo pashtetën e pulës “Argeta” por që pas tyre shkruhet edhe ekuivalentë.

KALLXO.com, ka shkruar se kjo Agjenci pas reagimit publik është angazhuar për t’i larguar nga lista vetëm prodhimet serbe, siç janë: “Smoki”, “Plazma” dhe “Eurokrem”.

https://kallxo.com/kamenica-injoron-plazmat-por-porosit-eurokrem-dhe-smoki/

https://kallxo.com/decani-porositi-argeta-e-eurokrem-per-shtepine-e-komunitetit-mohon-pergjegjesine-per-markat/

https://kallxo.com/komuna-qe-udhehiqet-nga-aak-ja-porositi-produkte-serbe/

https://kallxo.com/arsyetimi-i-komunes-se-gjakoves-per-porosine-e-produkteve-serbe/

https://kallxo.com/tenderi-i-novoberdes-red-bull-golden-eagle-e-plazma/?fbclid=IëAR01rlaëOC0rZavOxëDf9ëcMt9xCBCTa4XnZh-dcEEqaEqFbqDnUYf8Hnb8

https://kallxo.com/komuna-e-drejtuar-nga-pdk-porositi-produkte-serbe-si-plazma-e-eurokrem/?fbclid=IëAR35M95lrMtDCZA1yn_vhtKyobg5qYJYMX8pEKsk-Uutz6PpTx5u3MdKkDM

https://kallxo.com/dokument-komuna-e-drenasit-kerkoj-te-bleje-plazma-e-euro-crem-serb/?fbclid=IëAR1cn2L2DqZbë69jyiNb5XbUa0rësiËHRABd02mjepUDVZe4m77JxHQmOKg