Gjykata e Mitrovicës thellon rekordin në publikimin e aktgjykimeve

Gjykata e Mitrovicës vazhdon të thellojë rekordin për numrin e aktgjykimeve të publikuara krahasuar me gjykatat e tjera në publikimin e aktgjykimeve.

Me 394 aktgjykime të publikuara, Mitrovica vazhdon të mbajë primatin e Gjykatës me numrin më të madh të aktgjykimeve të publikuara.

Gjykata Themelore e Mitrovicës ndiqet nga Gjykata Themelore e Prizrenit me 259 aktgjykime të publikuara.

Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 nëntor deri më 30  nëntor 2019 është bërë për të gjitha gjykatat e Kosovës duke u fokusuar në departamentet penale, civile, ekonomike, dhe administrative.

Po ashtu, ky monitorim ka përcjellë publikimin e aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave dhe departamenteve.

Gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk janë përfshirë në këtë monitorim.

Në vazhdim janë të dhënat në formë grafike për publikimin e aktgjykimeve që janë realizuar nga të gjithë gjykatat, gjatë muajit tetor:

Sqarim: Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 nëntor – 30 nëntor 2019 është bërë për të gjitha gjykatat e Kosovës. Fokus kanë qenë departamentet penale, civile, ekonomike dhe administrative. Po ashtu, ky monitorim ka përcjellur publikimin e aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave dhe departamenteve. Kryetari i Gjykatës Supreme, Apelit, Kryetarët e Gjykatave Themelore, si dhe gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk janë përfshirë në këtë monitorim.

Gjatë monitorimit të aktgjykimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartpërmendur, është vërejtur se në total janë të publikuara 1835 aktgjykime, që i bie të jenë 28 aktgjykime më shumë se ato që FOL dhe BIRN kanë shënuar në bazën e të dhënave.

Ky dallim vie si rrjedhojë e publikimit të aktvendimeve në veçanti nga Dhoma e Posaçme dhe Kolegji i Apelit. Gjatë muajit nëntor, është vërejtur se gjykatat kanë publikuar aktgjykime për gjyqtarët të cilët janë avancuar në pozita më të larta, kanë kaluar në departamentin e kundërvajtjes, kanë dalë në pension apo janë suspenduar. Kjo është arsyeja pse ka dallime në numrin e gjyqtarëve në gjykata dhe numrin e gjyqtarëve që kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit nëntor.

 

*Mohim i përgjegjësisë: Ky monitorim është mundësuar me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajta e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e Lëvizjes FOL dhe BIRN Kosova dhe jo domosdoshmërisht reflekton këndvështrimet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar apo Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.