Gjatë kësaj jave numërohen votat me kusht dhe publikohen rezultatet përfundimtare - Foto: KALLXO.com

Gjilan, parregullsi të mëdha tek votat e VV-së dhe LDK-së

Monitoruesit e KALLXO.com, të cilët janë angazhuar të përcjellin procesin e rinumërimit të rezultateve, kanë identifikuar mospërputhje të rezultateve në disa nga qendrat në Gjilan,  për të cilat KQZ ka marrë vendim për rinumërimin e tyre.

Mospërputhja më e madhe e rezultateve është vërejtur në qendrën 0401X/03R e cila ishte në shkollën fillore ‘Thimi Mitko’ në Gjilan.

114 kandidatëve të partive politike iu ndryshua rezultati i votave, dikujt iu hekën e dikujt iu shtuan votat, pas vendimit të KQZ-së për rinumërim.

Kandidatët për deputet nga  Vetëvendosje, LDK, PDK, Koalicioni NISMA-AKR-PD, Koalicioni AAK-PSD, JGP, Koalicioni Vakat, Fjala, PEK dhe Lista Serbe, kanë pësuar ndryshime në numërimin e votave të tyre pas rinumërimit.

Ndërsa ndryshimet më të mëdha në rezultate vërehen tek Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, parti këto që kanë pasur numrin më të madh të votave.

KALLXO.com ka monitoruar rinumërimin edhe tri vendvotimeve të tjera në shkollën ‘Abaz Ajeti’, mirëpo aty nuk janë vërejtur mospërputhje të mëdha të rezultateve pas rinumërimit.

Lëvizja Vetëvendosje

Tek Lëvizja Vetëvendosje është vërejtur një dallim i madh tek rezultatet pas rinumërimit. 54 kandidatëve për deputet të kësaj partia, rinumërimi i solli ndryshim të dukshëm të numrit të votave. Kandidates Arbresha Kryeziu nga zero vota sa kishte në fillim rinumërimi ia solli 76 vota, edhe kandidates Arijeta Raxhepi nga zero vota sa kishte në fillim rinumërimi ia solli 36 vota.

Ndërsa kandidatit Alban Hyseni, rinumërimi ia shtoi 12 vota poashtu edhe kandidates Labinotë Demi-Murtezi rinumërimi ia shtoi 13 vota.

Në total Lëvizja Vetëvendosje në këtë qendër mori 180 vota.

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
 Arben Vitia 08 09
Yllza Hoti 03 04
Fatmire Kollçaku 01 02
Haki Abazi 08 07
Hekuran Murati 12 13
Fitore Pacolli 03 04
Hajrulla Çeku 02 03
Saranda Bogujevci 07 08
Jahja Kokaj 08 10
Ismajl Kurteshi 25 26
Mefail Bajqinovci 03 05
Valon Ramadani 05 06
Mevlyde Hyseni 05 06
Shpejtim Bulliqi  02 04
Tinka Kurti 00 07
Sylejman Çerkezi 00 07
Beni Kizolli 00 02
Arijeta Rexhepi 00 36
Arbër Rexhaj 00 02
Sabri Kiçmari 00 06
Sami Kurteshi 00 08
Ali Lajçi 00 01
Jetmire Vrenezi 00 01
Mentor Hyseni 00 02
Arbëreshë Kryeziu – Hyseni 00 76
Ajet Potera 00 02
Venera Llunji 00 02
Albin Gashi 03 04
Hysamedin Feraj 00 01
Gani Krasniqi 00 02
Zekë Sinanaj 00 05
Labinotë Demi-Murtezi 48 61
Yll Rugova 01 02
Besa Berberi 04 05
Nezir Bejta 02 01
Mimoza Shala 18 00
Nevzad Isufi 01 24
Nora Kelmendi 00 01
Nijazi Isaku 02 04
Alban Hyseni 52 64
Albana Gashi 02 03
 Valdrin Ahmeti 00 03
Bajram Mavriqi 05 07
Qemajl Aliu 01 02
Bashkim Nurboja 00 01
Agim Sopi 00 01
Aziz Bici 03 06
Arta Bajralia 02 03
Driton Tali 05 09
Enver Haliti 02 04
Leonora Shabani-Bajraktari 01 02
Enkelejda Arifi 10 12
Getoar Mjeku 02 04
Shemsi Syla 12 14

 

Lidhja Demokratike e Kosovës

Edhe tek Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) rinumërimi ka sjellë ndryshime të dukshme, 22 kandidatëve të kësaj partie i ka ndryshuar numri i votave pas rinumërimit. Ish deputetes Valentina Bunjaku e cila synon një mandate të dytë në Kuvendin e Kosovës pas rinumërimit në këtë qendër iu shtuan 9 vota.

Edhe kandidatit nga kjo parti, Bajrush Ymeri rinumërimi ia rriti numrin e votave, nga 4 vota sa kishte në fillim ai mori 15.

Partia e Isa Mustafës në këtë qendër të votimit ka marrë 80 vota.

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Kujtim Shala 08 07
Avdullah Hoti 05 07
Lumir Abdixhiku 06 05
Anton Quni 11 13
Driton Selmanaj 04 05
Arban Abrashi 02 04
Arben Gashi 00 01
Besa Gaxheri 01 02
Florian Dushi 01 02
Fatmir Rexhepi 34 36
Valentina Bunjaku-Rexhepi 27 36
Shkëmb Manaj 00 01
Shkelzen Hajdini 02 03
Imet Rrahmani 24 28
Faton Bislimi 29 30
Ilir Ferati 00 01
Kumrije Sahiti 01 03
Melihate Tërmkolli 03 02
Dardan Bibaj 00 01
Bajrush Ymeri 04 15
Avdi Pireva 05 06
Fahri Uka 00 01

 

Partia Demokratike e Kosovës

Rinumërimi i votave ia ndryshoi rezultatin 11 kandidatëve të kësaj partie, duke përfshirë edhe kryetarin Veseli i cili nga 45 vota mori, 44.

Ndërsa  Shqir Totajt rinumërimi ia humbi të vetmen votë që e kishte. E kandidates Leonora Morina-Bunjaku nga 3 vota sa kishte, rinumërimi ia shtoi edhe 14 vota të tjera.

E në këtë qendër PDK-ja mori 59 vota.

 

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Kadri Veseli 45 44
Uran Ismaili 27 29
Bajrush Xhemaili 06 05
Shaqir Totaj 01 00
Floretë Zejnullahu 00 01
Ramë Vataj 01 00
Arurora Bakalli 01 00
Fadil Nura 15 03
Leonora Morina-Bunjaku 03 17
Rafet Rama 00 03
Gonxhe Çaushi 01 00

 

Koalicioni  AAK-PSD 100 për qind Kosovë

Rinumërimi nuk solli ndryshim të dukshëm as te votat e koalicionin e Ramush Haradinajt dhe Shpend Ahmetit. Këtij të fundit rinumërimi  ia shtoi vetëm 3 vota, përderisa Faton Jakupit rinumërimi ia shtoi 6 vota.

Koalicioni në këtë qendër të votimit në qytetin e Gjilanit mori vetëm 17 vota.

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Lahudin Myrtaj 00 01
Faton Jakupi 00 06
Driton Çaushi 01 00
Shpend Ahmeti 00 03

 

Koalicioni NISMA-AKR-PD

Koalicioni NISMA-AKR-PD I cili është duke insistuar vazhdimisht për rinumërim të të gjitha kutive të votimit në nivel vendi, rinumërimi në qendrën 0401X/03R në shkollën fillore ‘Thimi Mitko’ nuk ia ndryshoi dukshëm numrin e votave.

Kandidatit Isa Xhemajlaj, rinumërimi ia humbi 7 votat që i kishte, ndërsa kandidates Xhylije Ibrahimi ia shtoi një votë.

Ndërsa në total në këtë qendër ky koalicion mori 11 vota.

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Isa Xhemjlaj 07 00
Xhylije Ibrahimi 00 01
Sanije Rexha 00 01
Edmond Dushi 01 00

 

Edhe tek Partia e Bashkuar e Goranëve (JGP), rinumërimi solli ndryshime, nga një votë të cilën e mori kjo parti, pas rinumërimit 4 kandidatëve iu shtuan nga një votë.

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Adem Hodza 00 01
Ismir Serifi 00 01
Almira Bajrami 00 01
Fejsal Halilovic 00 01

 

Edhe koalicioni VAKAT, në këtë qendër të votimit ka marrë vetëm një votë, ndërsa pas rivotimit kandidatët në listën e mëposhtme kanë marrë nga një votë.

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Rasim Demiri 00 01
Almedina Muslija 00 01
Zaim Ibrahimovic 00 01
Saranda Jakupi 00 01

 

Edhe tek partia Fjala, pati ndryshime të rezultatit, kandidatit Lulzim Bajramit iu shtua një votë.

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Lulzim Bajrami 00 01

 

Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK) në këtë qendër mori vetëm dy vota, ndërsa kandidatëve të kësaj partie vetëm pas rinumërimit iu shtuan nga dy vota.

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Milaim Zeka 00 02
Zijadin Memini 00 02
Vlora Memini 00 02
Yll Isufi 00 02
Sherif Hasani 00 02

 

Lista Serbe në këtë qendër ka marrë vetëm një votë, por  nga një vote për 5 kandidatët e kësaj partie u shkruan vetëm pas rinumërimit të rezultateve në këtë qendër.

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Igor Simic 00 01
Miljana Nikolic 00 01
Slavko Simic 00 01
Jasmina Dedic 00 01
Ljubinko Karadzic 00 01

 

Komisioner në këtë qendër ku janë hasur këto mospërputhje të mëdha të rezultateve kanë qenë: Qendresa Sahiti, Valon Aliu, Mitat Stublla dhe Yll Sllamniku.