Gjendje e rëndë e monumenteve dhe lokaliteteve arkeologjike

Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve Arkeologjike, e cila u shënua javën që e lam pas, monumentet dhe lokalitetet e arkeologjike kosovare i gjeti në një gjendje aspak të mirë. Ato vazhdojë të pësojnë për shkak të neglizhencës institucionale, papërgjegjësive, përplasjeve ndër institucionale.

Raportimet për rrënim e dëmtime të monumenteve apo lokalitete të trashëgimisë janë të shpeshta, sikurse dëmtimet në murin e Kalasë së Novobërdës, apo rrënimi pak ditë më parë i një shtëpie në zonën e mbrojtur në Prizren.

Rasti i trajtimit të shtëpisë së Sulejman Vokshit, nga komuna e Gjakovës, apo ish-objekti të Gërmisë, janë parë si të pashembullta sa i përket trajtimit dhe sjelljes së institucioneve ndaj trashëgimisë kulturore.

Pak ditë më parë  Komitetit Ndërkombëtar për Monumentet dhe Lokalitetet Arkeologjik (ICOMOS ), përmes një letre u kërkoi institucioneve qeverisëse ta ruajnë ish-objektin e Gërmisë.

Foto: Atdhe Mulla

 Milionat pa rezultat

Aktualisht Kosova numëron 1354 asete të trashëgimisë kulturore, ku përfshihen, monumentet, lokalitetet arkeologjike, dhe monument/ansambël dhe Lokalitet Arkeologjik/Rezervat, gjendja e të cilave, me pak përjashtime, sfidohet nga probleme, duke filluar nga neglizhenca, dëmtimet e qëllimshme, deri te mos hartimi i planit për menaxhimin e tyre.

Për këtë viti MKRS vetëm për subvencione në fushën e trashëgimisë ka ndarë një shumë prej 1 milion e 303 mijë Euro, ndërsa për shpenzime kapitale po në fushën e trashëgimisë minstria ka ndarë  3 milionë e 708 mijë euro.

Zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, konkretisht të Departamentit të Trashëgimisë nuk i janë përgjigjur interesimit të Kallxo.com rreth gjendjes së aseteve të trashëgimisë monumentale në vend dhe planeve për menaxhimin e tyre, me që jo pak herë MKRS ka marrë kritika për shkak të menaxhimit të dobët sa i përket mbrojtjes së monumenteve.

Ulpiana

Pasuria arkeologjike

Ndërsa Enver Rexha, drejtor i Instituti Arkeologjik të Kosovës, në një prononcim për Kallxo.com ka pohuar se numri i lokaliteteve Monument/Ansambël dhe Lokalitet Arkeologjik/Rezervat, bazuar në Listën e Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përkohshme 2018/19,  është 433.

“Gjendja e tyre përgjithësisht është e mirë në kuptimin, ato që nuk janë gërmuar ruhen nga natyra, derisa ato që gërmohen-trajtohen marrim masa ruajtëse, mbrojtëse, varësisht prej natyrës së Monumentit apo Lokalitetit. Në këtë drejtim kemi dhe specifika ballafaquese mbi gjendjen apo ndërmarrjet tjera punuese, konservuese-restauruese etj”, ka thënë ai.

Sipas tij  vështirësitë që sot përballet IAK-ja janë të natyrave teknike, administrative dhe profesionale, si ato teknike, sikurse veturat dhe materialet e ndryshme.

Ndërsa ka përmendur edhe problemi me shlyerjen e për obligimeve financiare që krijon institucioni që ai drejton dhe vështirësitë që ka sjellë vendimi i MKRS i vitit të kaluar për mbylljen e xhirollogarive të institucioneve vartëse të ministrisë, që ka prekur edhe IAK-në.

Foto: Ec Ma Ndryshe/Facebook

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me DTK-MKRS dhe MKRS që të gjejmë zgjidhje legjislative për veprimtari pa pengesa dhe pa humbje kohe për realizimin e detyrave të punës, gërmime, trajtime, studime, konservime-restaurime, prezantime , promovime deri në botime. Shpresojmë që sa më parë do ti zgjedhim çështjet që na vështirësojnë veprimtarinë për ruajtje dhe mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore të shtetit tonë – Republika e Kosovës”,  ka pohuar Rexha.

Alarmi i ekspertëve

Në anën tjetër ekspertë dhe njohës të fushës së trashëgimisë kanë potencuar për Kallxo.com trashëgimia kosovar përballet me sfida të ndryshme.

Sali Shoshi, drejtor i CHwB, dega Kosovë, në një prononcim për Kallxo.com ka thënë se punët në lokalitete arkeologjike, përjashto ndonjë rast të veçantë, bëhet pa ndonjë planifikim adekuat dhe pa objektiva të qarta.

Sipas tij,  nuk kemi parë ndonjë plan të qartë i cili tregon që një lokalitet i caktuar do të jetë i hulumtuar dhe i prezantuar para publikut.

“Shumica e lokaliteteve mbesin të mbyllura për publikun. Kemi parë lokalitete arkeologjike të cilat për shkak të gërmimeve ta paplanifikuara si duhet, janë kërcënuar nga kushtet atmosferike”, ka pohuar ai.

Kurse Ylber Vokshi, ekspertë në fushën monumentale, duke folur rreth  gjendjes së monumenteve të trashëgimisë,  ka potencuar për Kallxo.com gjendjen dhe trajtimin aspak të tre nga institucionet që na pas lufta.

“Me veprimet deri tanishme të vendimmarrësve tanë duhet të turpërohen të gjithë në, se si po i lejojmë të sillen kështu me pa përgjegjegjësisht , e në anën tjetër po befasohemi si nuk po pranohemi në institucionet ndërkombëtare si UNESCO, kur në çdo hap në mënyrë institucionale po e shkatërrojmë trashëgiminë kulturore”, ka pohuar Vokshi.