Tyreza ‘Gjendja e hapësirave të braktisura’. Foto: Isa Vatovci

‘Fondacioni 17’ diskutoi për shfrytëzimin e hapësirave të braktisura  

Organizata “Fondacioni 17” ka mbajtur sot (23.10.2020)  në Kino ARMATA, tryezë me temën “Gjendja e hapësirave të braktisura”.  Me këtë tryezë “Fondacioni 17” nis serinë së bisedave “Off the record” në kuadër të projektit “Metamorphosis”.  

Qëllimi i kësaj tryeze ishte diskutimi rreth hapësirave-objekteve të braktisura, kryesisht publike dhe mundësinë e tyre për tu vënë në shërbim të komunitetit, në mbarë vendin. 

Gjatë këtij diskutimi në të cilën morën pjesë edhe zyrtarë institucionesh dhe të shoqërisë civile u tha se këto hapësira të cila gjenden në një gjendje të keqe duhet të kthehen në qendra ku zhvillohen aktivitete ndryshme kulturo- artistike. 

Problemet kryesore, sipas folësve, që këto hapësira mbesin në një gjendje të keqe dhe të pashfrytëzuar janë mos zgjidhja e pronësisë dhe çështjet financiare.  

Engelbert Zefajzv/ministrër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka thënë gjatë këtij diskutimi se pavarësisht përpjekjeve ende mungon një strategji e mirëfillt për t‘i vënë në funksion këto hapësira të cilat në shumicën e rasteve janë publike e disa edhe monumente të mbrojtura. 

“Një prej arsyeve që këto hapësira mbesin të pashfrytëzuara dhe në një gjendej të keqe është mos definimi i pronësisë. Por, ka edhe një mos interesim nga komuniteti për t‘i vënë ato hapësira në shfrytëzim të tyre”, ka thënë ndër të tjerash Zefaj. 

Zefaj ka thënë se MKRS-ja po bënë punë të mirë në trajtimin e trashëgimisë kulturore në vend. 

Ndërkaq, Sali Shoshi, drejtor i CHWB, dega në Kosovë ka thënë se mbi 200 hapësira publike janë evidentuara në gjithë vendi dhe te cilat do të mund të jepen në shfrytëzim për OJQ. 

Sipas tij, komplet trashëgimia kulturore është braktisur dhe nuk mjafton vetëm renovimi i atyre objekteve. 

“Renovimi duhet të jetë vetëm fillimi. Institucione duhet të krijojnë një strategji të mirëfillt për funksionimin e objekteve publike të braktisura, që ato pas renovimit të jenë funksionale”, ka thënë ai. 

Sipas tij, mbi 50 objekt në listë të mbrojtur tani më nuk ekzistojnë, pikërisht për shkaka të mos pasjes së një strategjie për këtë trashëgimi.  

Poetja Ervina Halili ka thënë se përveç objekteve të braktisura duhet të mendohet edhe për trashëgiminë e atyre objekteve, të cilat kanë një historik. 

 “Objektet e braktisura mund të shndërrohen në qendra multidisiplinar, por çfarë të bëjmë me arkivat e atyre objekteve, sikurse ‘Rilindjes’,  ku brenda natës zhduke një pjesë e memories tyre”, ka thënë ajo. 

Ndërkaq, Adrian Berisha, këshilltar në  Komunën e Prishtinës ka thënë gjatë tyrezës se çështjet pronësore janë një nga problemet të cilat e vështirësojnë transformimin e objekteve të braktisura në hapësira kulturore. 

“Kërkesat për shfrytëzim të hapësirave publike në Prishtinë janë të mëdha, pro ka një sërë pengesash që dalin qoftë burokratike apo ligjorë me të cilat komuna përballet në raste kur ka të bëjnë më shfrytëzimin këtyre hapësirave”, ka thënë ai. 

Gjatë kësaj tryeze gjithashtu është kërkuar edhe një presion më i madh shoqërisë civile, sidomos ndaj Agjencisë së Privatizimit  që shumë prej këtyre hapësirave, sidomos ish-objektet e kinemave tu kthehen komunave dhe të vihen në shërbim të qytetarëve si qendra kulturore.