Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

FMN: Ekonomia e Kosovës pësoi rënie 6% në 2020-ën, duhen dy vite për t`u rikthyer në pikën para pandemisë

Ndonëse autoritet e Kosovës u përgëzuan për reagimin e shpejt në zbutjen e e ndikimi të pandemisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), vlerëson se ekonomia e Kosovës u goditë rëndë nga COVID-19, e cila pritet të lë ‘plagë’ për një kohë të gjatë.

Rënia ekonomike e Kosovës shkoi në 6 për qind të PBB-së për vitin 2020, poashtu, pati thellim të deficitit në sektorin fiskal dhe efekte të tjera.

Tutje, parashihet perspektivë e pasigurt si rezultat i evoluciont të virusit, vaksinimit por edhe çështjeve politike, FMN parashikon se nevojiten dy vite që Kosova të kthehet në nivelet e para pandemisë.

FMN përgëzoi Kosovën në reagimin e shpejtë të autoriteteve, të cilat kanë ndihmuar në zbutjen e ndikimit të pandemisë në shëndetësi, ndikimin social dhe në ekonomi.

Në mes tjerash, FMN rekomandon që të ketë përmirësim në shenjëstrimin e transfereve socio-ekonomike e në anën tjetër kërkoi mobilizim në të hyrat tatimore dhe Administratën Tatimore të Kosovës si dhe rishikim në shpenzimet e taksave.

Tutje, nga FMN thuhet se është i rëndësishëm kufizimi i rritjes së pagave në sektorin publik.

“Ata theksuan rëndësinë e kufizimit të rritjes së pagave publike dhe vlerësimin e qëndrueshmërisë së sistemit aktual të pensioneve përpara futjes së çdo ndryshimi”, thuhet në raportin e FMN-së.

Fondi Monetarë Ndërkombëtar, mirëpret përpjekjet në përmirësimin e qeverisjes dhe modernizimin e administratës publike. Gjithashtu u mirëprit edhe synimi i autoriteteve vendore për një auditim të veçantë lidhur me masat kundër pandemisë së virusit COVID-19.

Më tej inkurajohet që në ndërmarrjet publike të forcohet menaxhimi dhe mbikëqyrja. Dhe rritjen e investimeve publike dhe në subvencione.

Ekonomia e Kosovës pësoi rënie 6% në 2020-ën

Fondi Monetarë Ndërkombëtar (FMN), në raportin e tij, thotë se Kosova ka pësuar goditje të rëndë nga virusi COVID-19. Ekonomia e Kosovës, sipas këtij institucioni financiar ndërkombëtar, pësoi rënie në  – 6 për qind. Kjo si rezultat i masave të rrepta të kontrollit të brendshëm dhe të kufizimeve ndërkombëtare të udhëtimit.

Sipas FMN-së. Kosova u karakterizua me një deficit fiskal prej 7.7 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), për shkak të rënies së madhe të hyrave dhe zbatimit të masave zbutëse dhe rigjenereues për 4.2 për qind të PBB-së.

Rënie e madhe në fluksin e vizitave nga diaspora dhe në turizëm, vlerësohet se ndikoi që deficiti i llogarisë korente të jetë rritur në 7.5 për qind të PBB-së.

Në rezervat e financimit të jashtëm, thuhet se pati rënie por ende mbeten të përshtatshme për shkak të blerjes nën financim të shpejt të FMN-së.

Ndryshe, në sektorin bankar, FMN vlerëson se bankat e kanë tejkaluar mirë recensionin dhe me nivele të larta të likuiditetit.

FMN parashikon që rritja ekonomike të kthehet në 4.5 për qind sivjet.

“Aktiviteti ekonomik parashikohet të rikthehet me 4.5 për qind në 2021 mbështetur nga stimulimi i vazhdueshëm fiskal dhe relaksimi gradual i parashikuar i masave të kontrollit”, thuhet në raport.

Perspektivë e pa sigurtë

FMN parasheh një perspektivë të pa sigurt për vendin. Sipas këtij institucioni, kjo varet nga evolucioni i pandemisë, shpejtësia e vaksinimit dhe zhvillimet politike në Kosovë.

Pandemia pritet të lë ‘plagë’ për një kohë të gjatë, ndërsa parashikohet që deri pas dy viteve Kosova të kthehet në nivelet e para pandemisë

“Ndërsa PBB nominale parashikohet të kthehet në nivelet e para krizës deri në 2022, ai do të mbetet nën trendin e para krizës për një periudhë të zgjatur. Një zbatim më i fortë i reformave strukturore mund të zbusë këto efekte afatgjata”, parashikon FMN.