Eksperti Gjen Shkelje Ligjore në Tenderin e Autostradës për Gjilan

Tenderi për Autostradën për Gjilan për herë të dytë do të shqyrtohet në Organin Shqyrtues të Prokurimit, pasi 11 operatorë pretendojnë se Ministria e Infrastrukturës ka bërë shkelje ligjore gjatë rivlerësimit të ofertave. Herën e parë, Gjykata e Tenderëve kishte vendosur të anulojë vendimin e ministrisë së Infrastrukturës duke e kthyer këtë proces të prokurimit në rivlerësim. Gjatë rivlerësimit, Ministria e Infrastrukturës i kishte ndërruar të gjitha kompanitë fituese në 8 llotet e këtij tenderi.