‘DokuFest 2020’ drejt fundit, bizneset prizrenase llogarisin miliona humbje

Edicioni i sivjetëm i Festivalitn  Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “DokuFest” po zhvillohet tërësisht në formë digjitale.

Përkundër edicioneve të kaluara, kur filma dhe aktivitetet e “DokuFestit” zhvilloheshin në mjedise të ndryshme të qytetit të Prizrenit, në pjesën më të madhe të ditës, këtë vit gjithçka është ndryshe.

Për shkak të COVID-19, mbajtja e “DokuFestit”  është transformuar tërësisht, dhe është pamundësuar edhe prezenca fizike e artistëve nga mbarë bota. Po ashtu edhe e qindra mijëra turistëve që për çdo viti kanë vizituar qytetin e Prizrenin në muajin e këtij festivali.

Një situatë e tillë ka ndikuar dhe në ekonominë e Prizrenit, ku bizneset llogarisin miliona humbje, për shkak të kufizimeve dhe mungesës së vizitorëve.

Megjithatë, organizatorët e festivali, pavarësisht sidave kanë arritur të realizojnë një edicion me filma dhe përmbajtje cilësore.

“Duke marrë parasysh situatën e krijuar me COVID -19 dhe kufizimet e shumta vlerësimi im është se ky edicion i ‘DokuFestit’ është një edicion mjaft i mirë dhe me filma dhe përmbajtje cilësore. Kjo edhe për shkak të faktit se arritëm të realizojmë pjesën kryesore të asaj që e patëm planifikuar, me rreth 150 filma dhe një numër të konsiderueshëm debatesh dhe ngjarjesh tjera, sikur ato të muzikës. Natyrisht e gjitha në sferën virtuale”, ka thënë Veton Nurkollari, drejtor artistik i “DokuFestit”.

Ai ka thënë se sfidat kryesore ishin në rrafshin teknik dhe teknologjik, sepse sipas tij duhej adaptuar në një medium dhe ambient të ri, mënyrën e punës shpejt dhe saktë.

“Poashtu sfidë e madhe ishte të sigurohej që filmat mund të shihen kudo në Kosovë në një realitet ku mungojnë IP adresat dhe Kosova praktikisht është inekzistente në këtë sferë. Falë mirëkuptimit të shumë autorve dhe producentëve të filmave ne ishim në mundësi të hapim edhe Shipërine dhe një pjesë të Ballkanit Perendimor dhe kështu të mundësojmë që filmat nga “DokuFesti” përveç Kosovës të shihen edhe ne pjesë tjera”, ka thënë ai për Kallxo.com.

Nurkollari ka thënë se interesimi për të ndjekur filmat këtë vit është mjaft i mirë, duke shpresuar që deri në përfundim të festivalit të jetë kështu ose edhe të shtohet, meqenëse nga data 15 gusht ka filluar shfaqja e pjesës së dytë të filmave.

Poashtu sipas tij, ka një interesim nga diaspora sepse dy programe me filma nga gara kombëtare kanë qenë të qasshëm në Gjermani dhe Zvicër, si dhe programi “Future Is Here”, me filma të prodhuar nga “DokuFesti” vazhdon të jetë i qasshëm për shikuesit nga gjithë bota.

Filmat më të shikuar në portalin online deri tani janë filmat nga programi “Future Is Here”.

Nurkollari ka vlerësuar edhe veprimet e disa lokaleve të cilat kanë shfaqur disa prej filmave të këtij edicioni të “DokuFestit”.

“Mendoj se është një iniciative e mirë dhe një reaksion natyral duke marrë parasysh situatën e vështirë të krijuar, sidomos për bizneset lokale dhe për gastronominë në veçanti. Kjo së paku ka krijuar një atmosferë i cili i përngjante deri diku atmosferës së jashtëzakonshme i cili krijohej në qytetin e Prizrenit gjatë festivalit dhe poashtu demonstroi një formë të solidaritetit të bizneseve me ‘DokuFestin”, ka thënë Nurkollari për Kallxo.com.

Çdo vit “DokuFest”, përveç që ka pasuruar Prizrenin në sferën kulturore ka sjellë edhe miliona pë bizneset, por sivjet llogarisin humbje.

Afrim Tejeci, president i Odës së ndërmarrësve dhe zejtarëve të Prizrenit, ka thënë se situata me Coronavirus, masat shtrënguese, mungesës së vizitorëve  dhe mos ardhja e diasporës ka krijuar humbje milionëshe për bizneset prizrenase.

Sipas tij, sektori i hotelerisë dhe gastronomia janë më të goditurat.

“Nëse flitet në parashikim të hyrave mund te themi se janë humbej humbje milionëshe. Dihet që ‘DokuFesti’ është një prej organizimeve më të rëndësishëm që përveç të hyrave ka arritur të ngrit vlerën e qytetit Prizrenit. Për shkak pandemisë nuk ka vizitorë si dhe nuk kemi diasporën, e cila për këtë festë po thuajse gjithnjë ka qenë prezent. Sektori i  hotelerisë dhe gastronomisë janë dëmtuara më së shumti. Dikur gjatë këtij festivali tërë hotelet, lokalet si dhe vendet turistike ishin plotë”, ka thënë Tejeci për Kallxo.com.

Qyteti i Prizrenit

Komuna e Prizrenit nuk i është përgjigjur interesimit të Kallxo.com rreth edicionit të sivjtëm të “Dokufestit”.

Edicioni i sivjetmë i festivalit “DokuFest” ka nisur më 7 dhe do të zgjas deri 25 gusht 2020. Gjatë këtij edicioni në programin zyrtar janë shfaqur 90 filma nga 51 vendet të ndryshme që konkurruan në 8 seksione garuese.

Fituesit e edicionit të 19- të “DokuFest” u shpallën të shtunë që shkoi, më 15 gusht 2020, gjatë mbrëmjes, në ceremoninë online e cila këtë vit ashtu si edhe aktivitetet e tjera u zhvillua në sferën virtuale.

Fituesit e ‘Dokufest 2020’:

Dokumentarët e Ballkanit

 Filmi fitues: ‘Once Upon A Youth” i Ivan Ramljak  nga Kroacia.

Çmimi special, filmi: ‘Outside The Oranges Are Blooming” i Nevena Desivojeviç nga Serbia.

Gara e dokumentarëve ndërkombëtarë të gjatë

 Filmi fitues: ‘The Metamorphosis of Birds’ i Catarina Vasconcelos nga Portugalia.

Gara e dokumentarëve ndërkombëtarë të shkurtër

Filmi fitues: ‘Tender’.

Çmimi special, filmi: ‘Bab Sebta’.

Gara e dokumentarëve për të drejtat e njeriut

Filmi fitueS: ‘The Earth is blue as an Orange’.

Çmimi special 2, filmi “Strike or Die’.

 Gara e dokumentarëve të mjedisit

 Filmi fitues: ‘Smog Town.’

Çmimi special, filmi: ‘Małni – toëards the ocean, toëards the shore’.

Gara e filmave të shkurtër

 Filmi fitues: ‘Sun Dog’ nga Dorian Jespers.

Çmimi special, filmi: ‘The Last Image of Father’ nga Stevan Djordeviç.

Gara kombëtare

 Filmi fitues: ‘She Asked Me Where i Was From’ nga Aulona Fetahaj.

E Vërteta

 Filmi fitues: ‘Collective’ nga Alexander Nanau

Çmimi special, filmi: ‘The Exit of the Trains’ nga Radu Jude & Adrian Cioflâncă.

“DokuFest” do të vazhdojë shfaqjen e filmave në platformën online me programe të tjera speciale filmike, diskutime dhe panele, si dhe me performanca live deri në 25 gusht.