Photo: EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Coronavirusi nuk është sëmundja e vetme që bezdis Ballkanin

Të gjesh një ilaç ndaj pandemisë aktuale që përfshin Ballkanin Perëndimor – dhe botën – mund të jetë më e lehtë sesa ta dekontaminosh rajonin nga ndikimi keqdashës i klasës së tij politike.

Rënia e qeverisë së Albin Kurtit në Kosovë nuk ishte produkt i pandemisë COVID-19, në kundërshtim me një mori raporteshmediave perëndimore.

Në fakt, pak nga ato që kanë ndodhur brenda javëve të kaluara në politikën e Ballkanit Perëndimor janë shkaktuar nga pandemia.

Përkundrazi, parakushtet ekzistuese politike kanë ndryshuar, zhvilluar dhe evoluar në kontekstin e një momenti unikalisht të përshtatshëm në historinë botërore – të paktën nga këndvështrimi i elitave politike me iniciativë të Ballkanit.

Duhet marrë në konsideratë Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe konferencën e tij për media të 15 Marsit, e cila bëri tituj në të gjithë botën për mburrjen e tij bombastike të “solidaritetit Europian” dhe të folurit e tij të mëvonshëm përplot embëlsi për “miqësinë serbo-kineze”. 

Vuçiq zor se ishte një figurë liberale, demokratike, pro-evropiane me të cilin duhej filluar, kështu që prononcimet për prishjen e solidaritetit evropian nga një njeri që kaloi pjesën më të madhe të viteve 1990 dhe 2000 në radhët e lëvizjes ultra-nacionaliste serbe, dhe i cili ishte Ministër i Informacionit së Slobodan Millosheviçit, duhet të merren parasysh minimalisht.(ang. moose-sized saltlick)

Për më tepër, admirimi i Vuçiqit për Partinë Komuniste Kineze zor se e kishte burimin me shpërfaqjen e novelës së quajtur koronavirus. Për vite me radhë, qeveria e tij ka qenë një nga destinacionet kryesore në Europë për investimet kineze, teknologjinë e mbikqyrjes dhe armët.

Me fjalë të tjera, Vuçiq ishte angazhuar në një teatër politik. Ai po e fërkonte (ang. rubbing) fytyrën e BE-së në përpjekjen e saj për të ngritur një përpjekje koherente, të përbashkët për të trajtuar pandeminë COVID19 – në Itali, më shumë sesa në Serbi – dhe kështu për të portretizuar ndihmat e radhës në para nga BE si një fitore kryesore për qeverinë e tij.

Dhe ndërsa ai e shiti tek votuesit e tij mitin se ai i kishte turpëruar evropianët duke bërë koncesione të mëdha financiare, ai, njëkohësisht, po e arranzhonte favorin me përfituesit e tij të rinj në Pekin, të cilët, rastësisht, u angazhuan përmes ca grimasave teatrale-politike duke dërguar fillimisht (gabimisht, do të supozonte dikush) pajisje mjekësore për në Beograd përmes avionit personal të Presidentit.

Photo: EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Për të qenë i qartë, mund të bëhen kritika legjitime për përgjigjen e BE-së ndaj krizës COVID-19, veçanërisht në lidhje me situatën në Itali. Por duhet bërë dallimi midis kritikës së mirëfilltë dhe oportunizmit politik.

Dhe Vuçiq, si homologu i tij në Kosovë, Hashim Thaçi, është një oportunist politik, dhe një prej cinikëve groteskë. Sepse ndërsa Vuçiq po përdorte pandeminë për të shënuar poena gjeopolitikë, Presidenti Thaçi po i jipte zgjidhje rezultateve të brendshme politike me kryeministrin Kurti.

Ai madje shkoi aq larg sa t’i nxiste qytetarët e Kosovës dhe policinë të mos respektojnë përpjekjet e qeverisë së Kurtit për të frenuar përhapjen e infeksionit përmes masave restriktive.

Dhe pastaj Thaçi dhe aleatët e tij në Kuvendin e Kosovës rrëzuan qeverinë Kurti. Ata rrëzuan një qeveri që ishte në detyrë për gati dy muaj, gjatë një pandemie globale. Pse? Jo për shkak të reagimit të Kurtit për përhapjen e virusit në Kosovë – çështje për të cilën mendjet e arsyeshme nuk mund të pajtohen.

Qeveria e Kurtit u rrëzua për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme të Thaçit, në të njëjtën kohë me Vuçiqin dhe të dërguarin presidencial të SHBA, Richard Grenell, për të ofruar një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi ku të dy palët do të përfshiheshin në një “shkëmbim territoresh” të pamenduar mirë; një shkëmbim territoresh që pothuajse sigurt shpie në një dhune të përtërirë, mes një pandemie globale. Ky është projekti i jashtëzakonshëm, në një kohë të jashtëzakonshme, në të cilin Thaçi vuri kapitalin e tij energjetik dhe politik.

Asnjë nga këto nuk duhet të jetë surprizë për vëzhguesit afatgjatë të rajonit, megjithëse; sëmundja e vërtetë e Ballkanit Perëndimor, për një brez ose më shumë, kanë qenë udhëheqësit tanë sadistë politikë, mbi të gjitha shovinizmi dhe korrupshmëria e tyre e pareformuar.

Në këtë kuptim, gjithçka që ka ndryshuar pandemia e coronavirusit në Ballkanin Perëndimor është prapavija tematike momentale dhe shkalla e manipulimit politik. Kriza e vërtetë këtu është njerëzore dhe politike; është klasa politike e rajonit që, për më shumë se një çerek shekulli, ka vendosur makinacionet dhe perfitimet e veta mbi mirëqenien dhe dinjitetin e qytetarëve të thjeshtë.

Fatkeqësisht, të dhënat e deritanishme sugjerojnë se më parë mund të gjejmë vaksinën dhe ilacin për koronavirusin sesa të kemi një reagim popullor për këtë keqpërdorim të rëndomtë politik. Të paktën në një afat të shkurtër.

Janë ditë të errëta këto, në kaq shumë mënyra, dhe kaq shumë prej nesh janë të izoluar nga njëri-tjetri, fizikisht, emocionalisht, shoqërisht. Por vetëm tani mund të jetë koha për të reflektuar mbi energjinë e jashtëzakonshme e të ndrydhur në kërkim gjahu nëpër këtë rajon – dhe të planifikojmë se si mund ta shëndrrojmë krejt këtë në një përdorim konstruktiv pas kthimit nga kjo periudhë e karantinës kolektive.

Në Prishtinë, disa netë më parë, mijëra qytetarë rrahën enët dhe tiganët nga dritaret dhe ballkonet e tyre, në kundërshtim simbolik të rrëzimit të qeverisë Kurti. Ky ishte një akt i fuqishëm i kundërshtimit në një kohë kur sheshi publik është, thënë literalisht, i padisponueshëm, dhe vdekja na sillet përreth.

Mirëpo sheshi dhe rrugët do të jenë përsëri në dispozicion – edhe nëse bota që do të vijë fillimisht do të duket shumë e huaj për shumë njerëz.

Ajo që do të mbetet për vitet në vazhdim, përveç nëse veprohet kundër, është guximi vetëshërbyes i klasës politike të Ballkanit Perëndimor. Do të jetë ndikimi i tyre keqdashës ai prej të cilit rajoni duhet të sterilizohet dhe pastrohet, dhe është refuzimi i tyre kokëfortë që do të venitet tutje në kamaret më të errëta të historisë sonë kolektive, nga të cilat duhet të mbrohemi. Sidomos kur – siç bëri Kurti dhe përkrahësit e tij – dikush jep herë pas here një goditje kundër interesave të tyre.

Ne duhet të bëjmë paqen tonë, për momentin, duke pritur galiç dhe të lejojmë profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe shkencëtarët të punojnë në emrin tonë, për të gjetur një zgjidhje për pandeminë.

Por e ardhmja politike dhe sociale e Ballkanit Perëndimor nuk është përgjegjësi e një klase ekspertësh. është përgjegjësi e grave dhe burrave të përditshëm në të gjithë rajonin, duke vepruar kolektivisht për të shpëtuar veten nga sëmundja e kakistokracisë. / Balkan Insight