Bie punësimi dhe papunësia

Në Republikën e Kosovës, në vitin 2018, kemi pasur rënie të punësimit dhe papunësisë. Kjo ‘anomali’ statistikore është bërë e mundur për shkak se një numër i madh i personave kanë dalur nga tregu i punës, pra nuk konsiderohen as të punësuar e as të papunë.

Numri i të punësuarve në vitin 2018 ka rënë për rreth 11 mijë 964 persona krahasuar me vitin 2017. Kurse, numri i të papunëve në vitin 2018 është ulur për 11 mijë e 611 persona. Pra, në total janë rreth 23 mijë e 575 persona që kanë dal nga tregu i punës, pra nuk konsiderohen as të punësuar e as të papunë.

Sipas Agjencisë së Statistikave papunësia në vitin 2018-të shënon vlerën 29.6 për qind.

 Sipas AFP-së të vitit 2018 në Kosovë ka pasur 144,972 persona të moshës 15-64 vjeç, që ishin të papunë, 108,140 nga të cilët ishin meshkuj dhe 36,832 femra. Shkalla e papunësisë ishte 29.6 %, më e lartë tek femrat me 33.4 % se sa te meshkuj, 28.5 %”, thuhet në raportin e ASK-së për vitin 2018-të.

Sipas të dhënave të ASK-së, numri i të papunëve në vitin që lamë pas ishte 144 mijë e 972 persona me një rënie të këtij numri prej 11 mijë e 611 persona më pak në krahasim me vitin 2017 kur numri i të papunëve ishte 156 mijë e 583.

Që nga viti 2015-të deri në vitin 2018-të, mesatarisht çdo vit janë rreth 143 mijë e 350 të pa punë. Përgjatë kësaj periudhe katërvjeçare, numri më i lartë i të papunëve është evidentuar në vitin 2017-të me 156 mijë e 583 persona, ndërsa numri më i ulët i të pa punëve evidentohet në vitin 2016-të me 126 mijë e 70 persona.

Në raport me numrin e personave që janë aktivë për punë përgjatë këtyre viteve merr pjesë në mes 29.6 e 33 për qind, ndërsa në raport me popullsinë e përgjithshme e cila është në moshë pune sillet në mes 10.6 e 13 për qind.

Nga e gjithë popullsia në moshë pune, 28.8% ishin të punësuar. Shkalla e punësimit ishte më e lartë për meshkuj se sa për femra: 45.3 % të meshkujve në moshë pune ishin të punësuar krahasuar me 12.3 % të femrave po ashtu ne moshë pune. Krahasuar me AFP-së 2017 në Kosovë, kemi rënie të shkallë së punësimit me 1.0 %, ku kjo rënie te meshkujt ishte 1.3 %, përderisa te femrat kjo rënie është 0.4%”, thuhet në anketën e ASK-së për vitin 2018-të

Numri i qytetarëve të cilët ishin të punësuar në vitin 2018-të janë 343 mijë e 151 të punësuar. Në raport me vitin 2017-të numri i të punësuarve i bie se ka pësuar një rënie prej 11 mijë e 964 persona, shprehur në përqindje i bie për -3.4 për qind.

Mesatarja e thjeshtë përgjatë periudhës katërvjeçare 2015-të deri në 2018-të i bie se mesatarisht janë të punësuar në Kosovë rreth 332 mijë e 732 persona.

Numri më i ulët i personave të cilët të punësuar regjistrohet në vitin 2015-të me 296 mijë e 940 të punësuar përderisa më i lartë në vitin 2017-të me 357 mijë e 95 persona.

Në raport me numrin e personave që janë aktivë për punë përgjatë këtyre viteve merr pjesë në mes 67.1 e 74.1 për qind ndërsa në raport me popullsinë e përgjithshme e cila është në moshë pune sillet në mes 25.2 e 29.8 për qind.

Në raportet e Agjencisë së Statistikave janë dhënë shifra për punësim për personat që janë mbi 15 vjeç, pra duke u përfshirë si të punësuar edhe personat që kanë arrit moshën e pleqërisë por vazhdojnë të kenë një vend pune.

Numri total i të punësuarve, pra duke përfshirë personat mbi 65 vjeç, sipas ASK-së, ishte 348.1 mijë persona. Ky numër i të punësuarve në vitin paraprak ishte 360.1 mijë persona. Pra, edhe tek ky krahasim, kemi rreth 12 mijë persona më pak të punësuar në vitin 2018 krahasuar me vitin 2017.

Fuqie ekonomikisht (jo)aktive për punë

Nga numri i përgjithshëm i qytetarëve të Kosovë të cilët janë në moshën e tyre të punës, ASK i ndanë në qytetarë të cilët janë aktiv si: të punësuar apo të pa punësuar por që janë në kërkim të punës që quhen fuqi ekonomikisht aktive dhe atyre të cilët janë ekonomikisht jo aktiv.

Lëvizja e shkallës së punësimit dhe papunësisë në masë të madhe ndodh për shkak të zvogëlimit apo rritje së numrit të personave që konsiderohen jo-aktivë. Kosova ka nivelin më të lartë të personave joaktivë në gjithë rajonin.

Numri i qytetarëve që konsiderohen joaktivë përbën numrin më të madh të personave që janë në moshë të punës (15-65 vjeç). Persona joaktivë konsiderohen ata që janë në moshë të punës, por që nuk janë të gatshëm të nisin një punë brenda dy javëve ose ata që në gjatë katër javëve të fundit nuk kanë ndërmarrë iniciativë në kërkim të punësimit me pagesë ose vetëpunësimit.

Sipas ASK-së, janë 708 mijë e 170 persona të cilët nuk duan punë apo shprehur në përqindje i bie 51 për qind në vitin 2018-të.

Që nga viti 2015-të e këndej, numri i personave jo aktivë për punë sillej mesatarisht 713 mijë 697, fuqia punëtore jo-aktive më e ulët është regjistruar në vitin 2017-të, me 686 mijë e 485 persona, ndërsa ajo më e larta në vitin 2015-të me 733 mijë e 432 persona.

Nga viti 2015-të numri i personave jo-aktiv për punë ka pësuar rënie prej 25 mijë e 262 persona.

Në anën tjetër fuqia ekonomikisht aktive ku bëjnë pjesë të gjithë të punësuarit dhe ata që nuk janë të punësuar por që janë aktiv në kërkim të punës kap numrin e 490 mijë e 103 persona apo shprehur në përqindje me një pjesëmarrje prej 40.9 për qind në vitin 2018-të.

Në raport me vitin 2017-të, në 2018-ën ky numër ishte më i vogël për 23 mijë e 575 persona.

Mesatarja vjetore për periudhën katërvjeçare 2015-2018 është 442 mijë e 82 persona. Numër më i ulët është evidentuar në vitin 2015-të me 442 mijë e 716 ndërsa më i lartë në vitin 2017-të me 513 mijë e 678 persona.

Popullsia në moshë pune në Kosovë

Popullsia në moshë pune më e lartë është evidentuar në vitin 2017-të, ku në këtë vit në krye të Qeverisë së Kosovës erdhi kryeministri Ramush Haradinaj 1 milionë e 200 mijë e 165 persona ndërsa, numri më i ulët është i viti 2015-të në kohën e qeverisës nga Kryeministri Isa Mustafa 1 milionë e 176 mijë e 147 persona.

Popullsia në moshë punë përfshinë personat të moshës 15 vjeç deri në 64 vjeç.

Të dhënat e Agjencisë së statistikave të Kosovës për vitin 2018-të tregojnë popullsia në moshë pune në Kosovë është 1 milionë 198 mijë e 273 persona me një rënie prej 1 mijë e 892 persona apo 0.2 për qind më pak se para një viti.

Që nga viti 2015-të e këndej, Republika e Kosovë kishte një popullsi në moshë pune 1 milionë e 189 mijë e 779 qytetarë. Numri më i vogël i qytetarëve të cilët kishin moshën e punës 15 deri 65 vjeç ishe në vitin 2015-të me 1 milionë e 176 mijë e 147 persona ndërsa numri më i madh i tyre është evidentuar në vitin 2017 me 1 milionë e 200 mijë e 165 persona.

Numri i qytetarëve në moshë pune nga viti 2015-të e këndej është rritur vetëm 22 mijë e 126 persona.