Auditori: Tri Gjykata Themelore nuk dhanë sqarime për zbatimin e rekomandimeve

Në vitin 2018, para Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike ishte prezantuar raporti i auditorit për efikasitetin e menaxhimit të lëndëve civile. Ish kreu i Gjykatës Themelore të Pejës, Kreshik Radoniqi, kishte konsideruar jo kushtetues auditimin e gjykatave themelore. Rreth tri vite më pas Auditori doli me raport të vlerësimit të zbatimit të  rekomandimeve nga gjykatat themelore.

Auditori tregon se në vitin 2017, Zyra Kombëtare e Auditimit kishte dalë me një raport të auditimit për të vlerësuar procesin e perfomancën lidhur me efikasitetin e menaxhimit të lëndëve civili nga gjykatat themelore por gjithashtu edhe vlerësimin e punës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës sa i përket monitorimit të zbatimit të rekomandimeve nga këto gjykata.

Raporti pasqyroj se gjykata themelore ballafaqohen me numër të madh të lëndëve të vjetra të pa zgjidhura ndërsa numri i përgjithshëm të lëndëve civile është në rritje.

Auditori evidentoi se nga gjyqësori nuk kishin vënë në funksion mjetet e duhura për adresimin e parregullsive.

Tutje, gjykatat themelore në tri komuna nuk ishin treguar efikase në menaxhimin e lëndëve.

“Gjykata Themelore e Prishtinës, Pejës dhe Gjilanit nuk kishin treguar efikasitet të mjaftueshëm në menaxhimin e lëndëve civile”, thuhet në raport.

Sipas raportit, përgjegjës për zbatimin e 10 rekomandimeve të dhëna në këtë raport të auditimit ishin Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Gjykatat Themelore në Prishtinë, Gjilan dhe Pejë. Marrë parasysh se rekomandimet e njëjta janë dhënë për entitetet e përfshira në këtë auditim totali i rekomandimeve figuron të jetë 22.

Raporti pasqyron se, nga gjithsej rekomandimet e dhëna, gjyqësori ka arritur t’i zbatoj 7 rekomandime, 11 rekomandime janë në fazën finale të zbatimit, një rekomandim ka filluar të zbatohet, dy të tjerë nuk janë zbatuar ndërsa për një rekomandim nuk është iu është ofruar përgjigje konkrete auditorit.

Raporti tregon se tri entitete gjyqësore nuk kanë ofruar sqarimet e kërkuara.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Gjykata Themelore Prishtinë, Gjykata Themelore Gjilan dhe Pejë i janë përgjigjur kërkesës sonë për plotësimin e pyetësorit të dërguar. Vlen të theksohet se Gjykata Themelore Prishtinë ka ofruar sqarime të detajuara për angazhimet lidhur me zbatimin e rekomandimeve, por nuk ka bashkëngjitur dokumente mbështetëse për zbatimin e rekomandimeve, përderisa tri entitetet tjera nuk na kanë ofruar sqarimet e kërkuara në pyetësorë dhe nuk kanë ofruar dokumente mbështetëse për rekomandimet e zbatuara”, thotë raporti i Auditorit.

Ku qëndron gjyqësori në përgjigjen sipas fushave?

Sa i përket përgjigjes së entiteteve sipas fushave, gjyqësori iu është përgjigjur në shkallë 100 për qind së bashku me arsimin dhe zhvillimi ekonomik e investime kapitale.

Fushat ku auditori ka kërkuar përgjigje janë: Gjyqësori, Zhvillimi Ekonomik, Arsimi, Prokurimi Publik, Administrata Publike, Administrata Publike në Komuna dhe Shëndetësia.

Këto të dhëna Auditori i pasqyroi në raportin për vlerësimin e rekomandimeve për auditimet e performancës në të vitit  2017.

Në muajin maj të vitit 2018, përpara Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike u shqyrtua raporti i auditimit për efikasitetin e menaxhimit të lëndëve civile për gjykatat themelore.

Në mbledhjen e atij komisioni u ngritën dilema se a duhet auditori t’i Auditori i Përgjithshëm të auditoj gjykatat themelore.

Ish kreu i Gjykatës Themelore të Pejës e kishte konsideru jo korrekte të raportoj para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave publike, menaxhimin e lëndëve.

Nga ish kryetari Radoniqi auditimin e gjykatave themelore e kishte konsideruar jo kushtetues ndërsa raportimin para komisionit po e bëjmë për shkak se jemi transparent.

“Ne jemi duke e bërë këtë për shkak se ne jemi transparent për punën tonë, nuk dojmë me fsheh asgjë për çka është puna jonë edhe e kemi leju edhe auditorët me ba këtë auditim. Por a ka qenë ligjore a ka qenë kushtetuese fillimisht, unë konsideroj që jo. Edhe shumë kolegë të mi, të gjithë kolegët e mi e konsiderojnë jokushtetues, ligjore nëse lidhen me ligjin siç e interpretojnë auditorët të auditorit të përgjithshëm , mund ta auditojë efikasitetin dhe funksionalitetin e institucionit, krejt në rregull, por nëse interpretohen në pajtueshmëri me nenin e Kushtetutës për çështje ekonomike, për veprimtari ekonomike atëherë ajo dispozitë duhet me u interpretu në bazë të nenit të Kushtetutës”, ish kryegjyqtari i Pejës.

Radoniqi: Auditimi i gjykatave themelore është jokushtetues