Armeni-Azerbajxhan: Çfarë fshihet prapa konfliktit të Nagorno-Karabakut?

Pothuajse 100 njerëz, përfshirë civilë, kanë vdekur ndërsa betejat po zhvillohen midis forcave armene dhe azerbajxhanase për rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabak.

Republika e vetëshpallur e Nagorno-Karbak ka raportuar 84 vdekje ushtarake që nga e diela, si dhe viktima civile.

Azerbajxhani nuk ka zbuluar humbjet e tij ushtarake, por ka konfirmuar shtatë vdekje në radhët e popullsisë civile, shkruan BBC.

Luftimet të cilat filluan tre ditë më parë tani duket se po bëhen edhe jashtë nga Nagorno-Karabaku.

Armenia dhe Azerbajxhani – të cilët tashmë kanë mobilizuar më shumë ushtarë dhe kanë shpallur gjendje ushtarake në disa zona – fajësojnë njëra-tjetrin për fillimin e luftimeve.

Ekzistojnë shqetësime në rritje që vendet e tjera mund të përfshihen drejtpërdrejt në konfliktin në rajonin strategjik të Kaukazit.

Turqia tashmë ka mbështetur hapur Azerbajxhanin, ndërsa Rusia – e cila ka një bazë ushtarake në Armeni – ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Çfarë fshihet prapa konfliktit në Nagorno-Karabak?

Në qendër të konfliktit të vjetër me dekada  qëndron rajoni i Nagorno-Karabak. Ky rajon njihet si pjesë e Azerbajxhanit mirëpo është nën kontrollin e Armenëve etnikë. 

Të dy këto vende janë përballur me një luftë të përgjakshme lidhur me këtë rajon qysh nga fundi i viteve të 90’ta si dhe fillimi i viteve të 90’ta.

Megjithëse e kanë shpallur armëpushimin, këto dy vende asnjëherë nuk janë pajtuar për një trakt paqeje. 

Nagorno-Karabak është pjesë e Azerbajxhanit mirëpo popullata e saj është me shumicë armene. Kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë në vitin 1980, Nagorno- Karabak votoi në favor që të bëhet pjesë e Armenisë – duke e shkaktuar një luftë e cila ndaloi me një armëpushim në vitin 1994.

Qysh atëherë Nagorno-Karabak ka mbetur pjesë e Azerbejxhanit por e kontrolluar nga seperatistë etnikë të Armeinsë të përkrahur nga qeveria Armene.  Negociatat përgjatë dekadave, të ndërmjetësuara nga fuqitë ndërkombëtare, asnjëherë nuk kanë rezultuar më një traktat paqeje.  

Armenia është me shumicë krishtere ndërsa Azerbejxhani i pasur me naftë është me shumicë muslimane. Turqia mban lidhje të ngushta me Azerbejxhanin, ndërkohë Rusia ruan alenacë me Armeninë – edhepse ka raporte të mira edhe me Azerbejxhanin njëkohësisht. 

Kaukazi është një rajon i rëndësishëm strategjik malor në Evropën Jug-lindore. Për shekuj, fuqi të ndryshme në rajon – edhe Krishtere edhe Muslimane – ishin në përleshje për ta mbajtur nën kontrollin e vet këtë rajon. 

Armenia aktuale dhe Azerbejxhani janë bërë pjesë të Bashkimit Sovjetik qysh nga themelimi i këtij Unioni. Nagorno-Karabak është një regjion me shumicë etnike armene mirëpo sovjetët i dhanë autoriteteve azerbejxhanase kontroll mbi këte rajon. 

Disa herë me radhë, armenët në Nagorno-Karabak kanë kërkuar që të transferohen nën kontrollin e autoriteteve të Armenisë.  Mirëpo, vetëm kur filloi shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në fundin e viteve të 80-ta, parlamenti regjional i Nagorno-Karabak votoi zyrtarisht që të bëhet pjesë e Armenisë.   

Azerbajxhani u përpoq të shtypte lëvizjen separatiste, ndërkohë që Armenia e mbështeste atë. Kjo rezultoi me përplasje etnike dhe – pasi Armenia dhe Azerbajxhani e shpallën pavarësinë e tyre nga Moska – me një luftë në shkallë të gjërë.

Dhjetëra mijëra janë vrarë dhe deri në një milionë ishin zhvendosur mes raporteve të spastrimit etnik dhe masakrave të kryera nga të dy palët.

Forcat armene morën kontrollin e Nagorno-Karabakut para se të shpallej një armëpushim i ndërmjetësuar nga Rusia në vitin 1994. Pas kësaj marrëveshje, Nagorno-Karabaku mbeti pjesë e Azerbajxhanit, por që nga ajo kohë qeveriset kryesisht nga një republikë separatiste, e vetshpallur, e udhëhequr nga Armenët dhe e mbështetur nga qeveria armene.

Bisedimet e paqes janë zhvilluar qysh atëherë me ndërmjetësimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Grupi i Minskut – një organ i themeluar në vitin 1992 dhe i kryesuar nga Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.

Mirëpo deri më tani një traktat paqeje nuk është nënshkruar. Përplasjet kanë vazhduar gjatë tre dekadave të fundit, me shpërthimin e fundit serioz në vitin 2016, kur dhjetëra trupa nga të dy palët vdiqën.

Konflikti u ndërlikua më tej nga gjeopolitika. Shteti anëtar i NATO-s, Turqia ishte kombi i parë që njohu pavarësinë e Azerbajxhanit në vitin 1991. Ish Presidenti i Azerbajxhanit Heydar Aliyev një herë i përshkroi të dy si “një komb me dy shtete”. Të dyja ndajnë një kulturë dhe popullsi turke dhe Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka premtuar mbështetjen e kombit të tij për Azerbajxhanin.

Për më tepër, Turqia nuk ka marrëdhënie zyrtare me Armeninë. Në 1993 Turqia mbylli kufirin e saj me Armeninë në mbështetje të Azerbajxhanit gjatë luftës për Nago-Karabakun.

Ndërkohë, Armenia ka marrëdhënie të mira me Rusinë. Ekziston një bazë ushtarake ruse në Armeni dhe të dyja janë anëtarë të aleancës ushtarake të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO). Sidoqoftë, Presidenti Vladimir Putin gjithashtu ka marrëdhënie të mira me Azerbajxhanin dhe Moska ka bërë thirrje për një armëpushim.

Në vitin 2018, Armenia iu nënshtrua një revolucioni paqësor, duke larguar nga pushteti sundimtarin kohëgjatë Serzh Sargysan. Lideri i protestave të atëhershme, Nikol Pashinyan u bë kryeministër pas zgjedhjeve të lira atë vit.

Pashinyan u pajtua me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliev për të ulur tensionet dhe për të ngritur linjën e parë të komunikimit ushtarak midis dy vendeve. Në vitin 2019, të dy kombet lëshuan një deklaratë mbi nevojën për “marrjen e masave konkrete për të përgatitur popullatat respektive për paqe”.

Deri më tani, megjithatë, asnjë rezultat nuk është arritur nga kjo deklaratë, është e paqartë se cila nga këto dy vende e filluan dhunën e fundit, mirëpo tensionet kanë qenë të larta për muaj me radhë qyshkur përplasjet në muajin korrik lanë viktima në të dy palët.