10 Vjet Kushtetutë, 10 Vjet Shkelje

Kushtetuta si Akti më i Lartë Juridik i çdo vendi, te shqiptarët e Kosovës gjatë gjithë historisë përpos vlerës juridike ka pasur të veshur edhe një vlerë të shtuar emocionale e cila buronte nga identifikimi i kushtetutës si elementi esencial i shtetësisë dhe mekanizmi thelbësor për mbrojtjen dhe formësimin e identitetit kombëtar e politik në Kosovë.