Amerika Vazhdon të Merret me Snowdenin

Edawrd Snowden, ish-kontraktori i Agjencisë Kombëtare të Agjencisë (NSA), përveç dy gazetarëve Glenn Greenwald dhe Laura Poitras të cilët publikuan disa artikuj në The Guardian duke filluar në muajin qershor, në të njëjtën kohë i kishte ofruar dokumente edhe gazetës prestigjioze amerikane The Washington Post.

Snowden kërkohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për spiunazh pasi kishte lëshuar në publik të dhëna konfidenciale. Atij në muajin gusht iu dha azil në Rusi. Informatori i kishte thënë The Guardian-it në qershor se kishte vendosur të fliste pasi mendonte që opinioni amerikan duhet të vendoste nëse NSA duhej të lejonte veprimet për të cilat tani kritikohet. Greenwaldt dhe Poitras kanë thënë se posedojnë dokumente tjera që ende nuk i kanë publikuar.

The Washigton Post raportoi se Agjencia Kombëtare e Sigurisë ka shkelur rregulla të privatësisë ose ka tejkaluar autoritetin e vetë mijëra herë çdo vit që kur kongresi i kishte dhënë asaj pushtet më të zgjeruar më 2008, sipas një auditimi të brendshëm dhe dokumenteve tjera top-sekrete të dhëna nga Snowden.

“Mund ta shikoni atë si përqindje të aktivitetit tonë të përgjithshëm që ndodhë çdo ditë”. The Post.

Shumica e ndërhyrjeve kanë të bëjnë me përgjim të paautorizuar të amerikanëve ose trageteve të inteligjencës së saj në SHBA.  

Në një rast, sipas saj, operacioni për të marrë atë që agjencioni e quante “transakcionet e shumëfishta të komunikimit” mblodhi dhe përzjeu emaila amerikanë e të huaj. Avokatët e NSA-së thanë se agjencia nuk mundi të filtronte më praktikisht komunikimet e amerikanëve.  

Gjithashtu, më 2008, një përgjim i një “numri të madh” të telefonatave nga Washingtoni ishte pasojë e një gabimi në programim që përzjeu kodin e zonës 202 me 20 — kodin ndërkombëtar të Egjiptit — sipas një rishikimi që i është shpërndarë stafit mbikëqyrës së NSA-së.

Në tetor 2011, Gjykata e Mbikëqyrjes së Inteligjencës së Jashtme (FISA) vendosi se masat e grumbullimit ishin kundërkushtetuese. 

Gjykata tha se metodat e përdorura kishin “mangësi në bazën e tyre statutore dhe kushtetuese”. Ajo urdhëroi NSA-në që të mbështesë mbrojtjen standarde të privatësisë ose të ndalojë programin. 

Këto raporte dhe vendimet e gjykatës nuk ishin publikuar. Anëtarët e Kongresit mund të lexojnë vendimet e këtilla vetëm në një dhomë të sigurt dhe nuk lejon të shkruajnë. Pjesët e kufizuara që mund të lexohen nga publiku pranojnë “një numër të vogël të incidenteve të rregullsisë”.

Gjithashtu, The Post raporti se NSA mbajti paligjshëm 3,032 dosje që gjykata e mbikëqyrjes kishte vendosur që agjencia e sigurisë duhej t’i shkatërronte. Secila dosje kishte një numër të pasaktësuar të përgjimeve telefonike.

 “Ndonjëherë, mund të ketë gabim.

Të dhënat zbulonin një anë tjetër prej asaj që drejtori i NSA-së Keith B. Alexander kishte deklaruar vitin kaluar: “Ne nuk mbajmë të dhëna për qytetarët amerikanë”.

Administrate Obama gati nuk kishte dhënë asnjë informatë publike për të gjeturat rreth NSA-së në qershor, edhe kishte premtuar se do të sqarojë të dhënat rreth NSA-së “në një mënyrë sa më transparente të mundshme”, derisa zëvendëskryeprokurori James Cole ka thënë në një dëgjim në kongres: “Ndonjëherë, mund të ketë gabim”.  

“Ne jemi një agjenci që drejtohet na njerëzit dhe që vepron në një ambient kompleks me një numër të rregullatorëve, kështu që ndonjëherë ne e gjejmë vetën në anën e gabuar”, ka thënë ndërkohë një zyrtar i lartë i NSA-së, duke folur me leje të Shtëpisë së Bardhë në kushte anonimiteti. 

“Mund ta shikoni atë si përqindje të aktivitetit tonë të përgjithshëm që ndodhë çdo ditë”, tha ai për The Post. “E shikoni një numër që duket i madh nga persketiva absolute, por nga ajo relative duket më ndryshe”. 

Pas publikimit të artikullit, agjencia e spiunazhit mbajti një konferencë për shtyp duke thënë se shkeljet “nuk ishin bërë me paramendim” dhe “nuk ishin qëllimkëqija”. 

 “Raportimet e shtypit se NASA shkeli rregullat e privatësisë mijëra herë për vit…janë zakonisht shqetësuese. Nancy Pelosi

Por Nancy Pelosi, liderja e demokratëve në Kongres, ka thënë se ky institucion duhet të marrë masa për të siguruar se këto incidente nuk do të përsëriten. “Raportimet e shtypit se NASA shkeli rregullat e privatësisë mijëra herë për vit…janë zakonisht shqetësuese”, ka thënë ajo.

Edhe dy senatorët më kritikë të programeve të mbikëqyrjes, Ron Wyden dhe Mark Udall, kanë thënë në një deklaratë se administrata ka nënvlerësuar ndikimin e programeve në privatësi. “Ne besojmë se amerikanët duhet ta dinë se (raportimi i shkeljeve) është vetëm maja e një ajsbergu shumë më të madh”.

Shtëpia e Bardhë ka thënë në një deklaratë se “dokumentet e NSA që raportohen në media…tregojnë se agjencia po monitoron, zbulon dhe adreson incidentet e rregullsisë”.

Drejtori i rregullsisë në NSA, John DeLong, ka thënë se gabimet ndodhin shumë rrallë. “Askush në NSA nuk mendon se ato janë në rregull”, ka thënë ai. “Dhe ne vërtet merremi me to që t’i zbulojmë dhe korrektojmë”.

Publikohet vendimi i gjykatës 

Më 21 gusht, qeveria amerikane bëri publik aktgjykimin gjykatës së Mbikëqyrjes së Inteligjencës së Jashtme (FISA), të vitit 2011, që e përmendi The Post. Veprimi i qeverisë erdhi pas një kërkese për qasje në informacion nga Electronic Frontier Foundation.

Sipas The New York Times, aktgjykimi 85 faqesh i gjyqtarit John D. Bates, atëherë kryetar i gjykatës mbikëqyrëse, përfshinte një program të NSA-së që në mënyrë sistematike kërkonte në përmbajtjen e komunikimeve në internet të amerikanëve, pa urdhër hetimi, në kërkim të diskutimeve rreth të huajve që ishin objekt i vëzhgimit të saj. 

Gjyqtari Bates kishte gjetur se agjencia kishte shkelur kushtetutën dhe kishte kritikuar NSA-n për një seri keqinterpretimesh gjatë raportimeve në gjykatë. 

Mbledhja e informative ishte pjesë e një programi më të gjerë që qysh nga viti 2008 lejonte vëzhgim pa urdhër hetimi të rrjeteve të brendshme përderisa kishin për objektiv qytetarët jo-amerikanë dhe jashtë vendit. Në komunikime së paku njëra anë ishte e huaj. 

Departamenti i Drejtësisë tha se vetëm rreth 10 për qind e komunikimeve ishin mbledhur në SHBA. 

Gjykimi thotë se bëhej fjalë për 250 milionë komunikime të përgjuara e të mbledhura çdo vit dhe se pjesa e mesazheve të brendshme ishte relativisht përqindje e vogël. 

Megjithatë, gjykatësi Bates ka thënë se NSA nuk ka bërë sa duhet për të minimizuar mesazhet e brendshme dhe për të mbrojtur privatësinë e amerikanëve. Në përgjigje, NSA është pajtuar që t’i ndajë komunikimet dhe t’i fshijë ato brenda dy vitesh në vend të pesë viteve.

Aktgjykimi gjithashtu ngrehte një shqetësim tjetër. “Gjykata është e shqetësuar me të dhënat e qeverisë për mbledhjen e komunikimeve në internet nga NSA që përbëjnë rastin e tretë në më pak se tri vite që qeveria ka dhënë keqinformim substancial në lidhje me shtrirjen e një programi të madh të grumbullimit”.

Departamenti i Drejtësisë tha se vetëm rreth 10 për qind e komunikimeve ishin mbledhur në SHBA. 

Gjithashtu administrata ka publikuar një raport që bëhet për çdo gjysmë viti rreth “rregullsisë” në NSA i cili, sipas Thew New York Times, nuk ka gjetur shkelje të qëllimshme dhe që thotë se gabime të analistëve ishin bërë në më pak se një për qind të rasteve.