Ali Berisha

Pushtetmbajtësi

Kryetari aktual i Pejës po kërkon votën për herë të tretë nga qytetarët. Kishte fituar zgjedhjet lokale në Pejë më 2007 e 2009 dhe po kërkon të mbajë pushtetin edhe për katër vjetët e ardhshëm.

Mjeku i lindur më 1962, jeton në Pejë në një shtëpi trekatëshe, në qendër të qytetit, pak metra larg objektit të komunës. 

Ishte gjatë luftës përgjegjës për Sektorin e Shëndetësisë në Zonën Operative të Dukagjinit dhe më pas punoi si drejtor i Spitalit Rajonal në Pejë, gjatë viteve 2001-2007. 

Bashkëshortja e tij ishte kundër angazhimit të tij në politikë më 2007. 

Xufe Berisha, gruaja e kryetarit, duke treguar që i shoqi i saj të jetë kyçur në politikë që nga vitet  ’80-ta si student, ka deklaruar që t’i ketë kërkuar në vazhdimësi që ai të mos kandidojë për postin e të parit të komunës. 

Zonja e parë e Pejës thotë se bashkëshorti i saj është i ndershëm dhe se sipas saj në politikë duhet qenë i luhatshëm. 

“Prej se e ka marrë postin e kryetarit, nuk ka shumë kohë të lirë as për të dalë dhe as për të lexuar, ndërkaq në aspektin familjar, është një njeri që di të të respektojë dhe të të nderojë, madje edhe moshat më të reja se sa ai”, ka thënë Berisha.

Ajo thotë se Berisha bëhet nervoz më shumë në raste kur nuk mund të arrijë qëllimet e veta të parashtruara, ndërkaq sa i përket mënyrës së jetesës, ajo ka shtuar që të mos jenë adhurues të luksit.

“Për data dhe ditë të veçanta është shumë i kujdesshëm dhe për tetë Mars më ka bërë dhuratë një buqetë lulesh”, ka thënë ajo në fund të intervistës për emisionin Jeta në Kosovë.

Por, Berisha nuk e dëgjoi gruan e tij dhe tash më 2013 po i futet betejës së tretë zgjedhore për kryetarin e qytetit. 

Ai ka premtuar rritje të të hyrave e investimeve gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar.

Por, Berisha gjatë mandatit të kaluar, nuk arriti ta bëjë Pejën qytet turistik, siç kishte premtuar. 

Ai arsyetohet se projektet janë të shtrenjta. 

Berisha premtonte ndërtimin e një teleferiku, i cili do të çonte nga Peja për në Grykë të Rugovës. 

 “Teleferiku kam thënë se është një ëndërr dhe atë nuk mund ta bëjmë pa mbështetje. Është investim i madh, mbi 20 milionësh”, deklaroi Berisha.

Komuna e Pejës gjatë qeverisjes së Berishës është kritikuar për mosrespektim të planeve urbanistike gjatë ndërtimeve. 

Më tre shtator të këtij viti, Policia e Krimeve Ekonomike në Pejë kishte arrestuar Ahmet Mahmutajn, dhe Galdim Krasniqin, drejtorë të Urbanizmit, përkatësisht Inspektoratit, nën dyshimin e marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare. 

Shefi i të arrestuarve Ali Berisha, arrestimin e tyre e ka quajtur rast të montuar dhe se sipas tij kjo është hera e parë për dyshimin e keqpërdorimit të detyrës së zyrtarëve të tij.

Kurse i pyetur se si AAK-ja në listat për këshilltarë ka vënë emra njerëzish të dyshuar për keqpërdorime, Berisha ka thënë që emërtimi i tyre për kandidatë për këshilltarë është bërë para ndodhjes së rastit.

Komuna e Pejës, gjatë qeverisjes së tij, shpërbleu me tenderë një kompani të themeluar nga dy zyrtarë të administratës komunale. 

Gazeta Jeta në Kosovë raportoi në nëntor të vitit 2012, se një kompani e sigurimit fizik me bazë në Pejë ka lidhur kontratë publike me komunën e këtij qyteti në shkurt të këtij viti, dy muaj pasi është themeluar.

Kompania “Magnum”, që është përfituese e tenderit, ka hisedarë dy zyrtarë të ekzekutivit të Komunës së Pejës, të cilët punojnë në të njëjtën drejtori.

Komuna e Pejës deklaroi se tenderi ishte dhënë në mënyrë të ligjshme. 

Përveç kritikave, kryetari Berisha lavdërohet nga një organizatë joqeveritare në Pejë. 

Veton Mujaj nga OJQ-ja Syri i Vizionit thotë se Berisha e bëri Pejën qytetin e parë në Kosovë që aplikoi sistemin online për certifikata. 

Përderisa kjo konisderohet sukses, Berisha merr poena minus për mënyrën e shfrytëzimit të buxhetit komunal prej raportit të GAP-it, organizatë jo-qeveritare  që merret kryesisht me analiza të buxheteve të institucioneve publike. 

Sipas këtij raporti, përderisa shpenzimet kapitale në vitin 2012 kanë pasur një rënie prej 1 milion euro, në të njëjtin vit, shpenzimet për mallrat dhe shërbimet janë rritur për 674 mijë euro (34%) dhe shpenzimet për udhëtim dhe karburant për vetura si pjesë e kësaj kategorie janë rritur për 40%.