AKK Publikon Pasurinë e Deklaruar Nga 1400 Zyrtarë

Në këtë kategori përfshihen kryesisht zyrtarë të lartë, të cilët këtë vit i kanë deklaruar vetëm ndryshimet e pasurisë. Kategoria tjetër e zyrtarëve të lartë, ku përfshihen zyrtarët e lartë të cilët për herë të parë e bëjnë deklarimin e pasurisë është në përpunim e sipër dhe do të publikohet në mënyrë të vazhdueshme, thuhet në një njoftim shtypi të kësaj agjencie.
 
“AKK është duke punuar maksimalisht që të gjithë regjistrat nga formularët e deklaruar do të bëhen publike sa më shpejt të jetë e mundur dhe do të publikohen në mënyrë të vazhdueshme, deri sa të përfundojë i gjithë procesi i publikimit të pasurisë për të gjithë zyrtarët e lartë publikë”.

AKK thotë se gjatë bartjes së të dhënave që deklarohen në formularin e deklarimit të pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publikë, tek regjistrat e deklarimeve, mund të ndodhin lëshime teknike apo formulime të gabuara. “Andaj kërkojmë nga subjektet deklaruese qe të na njoftojnë me kohë në mënyrë që të bëhen përmirësimet në afat sa me të shpejt për t’i shmangur kështu paqartësitë qe mund të krijohen”, thuhet në komunikatën shpërndarë medieve.