A ndikojnë vaksinat kundër COVID- 19në shtatzëni, pjellori apo në ciklin menstrual? Ja çfarë thotë OBSH

Dezinformatat në lidhje me ndikimin e vaksinave COVID-19 tek gratë shtatzëna dhe sesi mund të ndikojnë në pjellorinë dhe menstruacionet janë përhapur aq shumë, duke shkaktuar paralajmërime nga profesionistët e shëndetit se jo mjaft gra shtatzëna po vaksinohen kundër Covid-19.

Megjithatë, studimet e bëra deri më tani ende nuk kanë lidhur ndonjë problem të lidhur me vaksinën me shtatzëninë dhe zhvillimin e fetusit, ose ciklet menstruale dhe pjellorinë tek gratë ose burrat. Në fakt, studimet dhe ekspertët thonë se është më e rrezikshme të mos marrësh vaksinën.

Të dhënat më të fundit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara arritën në përfundimin se vaksinat kundër COVID-19 tolerohen mirë nga gratë që janë shtatzëna, që planifikojnë një shtatzëni ose që janë gjidhënëse, duke sugjeruar më tej përfitimet e e marrjes së vaksinës deri tani i kanë tejkaluar rreziqet.

Studimi i CDC është një nga më të mëdhenjtë në llojin e tij dhe nxori të dhëna nga një sondazh i më shumë se 17,000 respondentëve.

Për të kuptuar të dhënat pas studimeve të ndryshme dhe për të marrë faktet, Euroneës Next bashkëbisedoi me Dr. Liudmila Mosina, Specialiste Teknike për Sëmundjet dhe Imunizimin e Parandalueshëm nga Vaksinat në zyrën rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën.

Euronews: A janë vaksinat COVID-19 të sigurta për gratë shtatzëna?

Dr. Mosina: OBSH rekomandon vaksinimin e grave shtatzëna pasi që përfitimet e vaksinimit i tejkalojnë rreziqet e mundshme.

Informacioni që kemi marrë nga studimet e kryera pas prezantimit të vaksinave të ARNi tregoi se gratë shtatzëna zhvillojnë antitrupa pas vaksinimit dhe këto antitrupa në të vërtetë transportohen në gjakun e kordonit dhe qumështin e gjirit. Kjo sugjeron që vaksinimi do të mbrojë jo vetëm gratë shtatzëna, por edhe fëmijët e tyre në moshë të hershme.

Një studim i kohëve të fundit i bazuar në popullsinë e Izraelit tregoi se gratë shtatzëna të vaksinuara kishin një rrezik dukshëm më të ulët të infeksionit COVID-19.

Studimet e bëra dhe ekspertët shëndetësorë thonë se është më e rrezikshme të mos vaksinohesh. Getty via Canva

Euronews: Cilat janë rreziqet për gratë shtatzëna dhe fetusin që infektohen me COVID-19?

Dr. Mosina: Ne e dimë që gratë shtatzëna janë në rrezik më të lartë për sëmundje të rënda nga COVID-19 sesa gratë në moshën riprodhuese që nuk janë shtatzëna. Kemi parë dëshmi të shumta (pjesë) që e vërtetojnë këtë.

“Gratë shtatzëna përballen me një rrezik më të lartë të pranimit në njësitë e kujdesit intensiv nëse infektohemi me COVID-19 ose mund të jenë në një rrezik më të lartë të ventilimit invaziv.

“COVID-19 në shtatzani gjithashtu paraqet një rrezik për foshnjat. Gratë shtatzëna që marrin COVID-19 gjatë shtatzënisë kanë një rrezik më të lartë të lindjes së parakohshme dhe fëmijët e tyre janë në një rrezik më të lartë për të pasur nevojë për kujdes intensiv. Këto janë fakte që ne i dimë sot.

Euronews: Kur duhet që gratë shtatzëna të marrin vaksinën?

Dr. Mosina: Kur gratë diskutojnë për vaksinën me mjekun e tyre dhe është e qartë se përfitimet e vaksinimit tejkalojnë rrezikun, atëherë ato duhet të vaksinohen menjëherë për t’i mbrojtur nga kjo sëmundje dhe të gjitha komplikimet e rënda që mund të ndodhin “.

Euronews: Pse OBSH ndryshoi rekomandimet e saj për gratë shtatzëna?

Dr. Mosina: Rekomandimet për shëndetin publik po ndryshojnë pasi vazhdimisht po dalin dëshmi të reja.

Kur vaksinat e para COVID-19 u bënë të disponueshme, ekspertët e OBSH rekomanduan vaksinimin e grave shtatzëna që ishin në rrezik të lartë për të marrë sëmundjen, domethënë punonjësit e kujdesit shëndetësor në kontakt me pacientët me COVID-19. Në atë kohë, ne nuk kishim të dhëna të mjaftueshme mbi sigurinë dhe efikasitetin e vaksinimit për gratë shtatzëna pasi ato nuk ishin pjesë e provave klinike fillestare.

Tani kemi më shumë dëshmi mbi rritjen e rrezikut të rezultateve të rënda të COVID-19 tek gratë shtatzëna. Të dhënat e jetës reale nga monitorimi i sigurisë së vaksinave nuk zbuluan ndonjë sinjal shtesë të sigurisë.

Të dhënat nga studimete bëra lidhur me vaksinat e ARN sugjerojnë se vaksinimi i grave shtatzëna çon në zhvillimin e antitrupave mbrojtës dhe zvogëlon rrezikun e tyre të infeksionit COVID-19. Këto të dhëna të reja i lejuan OBSH -së të përditësonte rekomandimet për vaksinimin e këtij grupi.

Euronews: Cili është efekti i vaksinave COVID mbi fetusin?

Dr. Mosina: Të dhënat në dispozicion sugjerojnë se nuk ka rrezik për fetusin. Të dhënat e hershme të jetës reale mbi sigurinë e vaksinave mRNA në gratë shtatzëna erdhën nga SHBA, e cila ka një sistem të mirë-krijuar të monitorimit të sigurisë së vaksinave. Këto të dhëna nuk zbuluan ndonjë sinjal shtesë sigurie për gratë shtatzëna ose fëmijët e tyre.

Studime të tjera më të vogla gjithashtu konfirmuan zhvillimin e antitrupave mbrojtës në gratë shtatzëna të vaksinuara, efektivitetin e vaksinave mRNA në parandalimin e infeksionit COVID-19 dhe mbrojtjen e mundshme të foshnjave.

Të gjitha vaksinat kundër COVID-19 të përfshira në Listën e OBSH-së për Përdorim Urgjent nuk janë vaksina të gjalla, kështu që ato nuk mund të shkaktojnë sëmundje te gratë ose te foshnjat e tyre.

Euronews: Cili është ndikimi i vaksinave COVID-19 në pjellori?

Dr. Mosina: OBSH rekomandon vaksinat kundër COVID-19 për të gjithë njerëzit, përfshirë ata që planifikojnë të kenë fëmijë. Vaksinimi nuk duhet të jetë një arsye për të shtyrë ose shmangur shtatzëninë. Nuk ka asnjë provë që ndonjë vaksinë, përfshirë vaksinat COVID-19, të ndikojë në pjellorinë tek gratë ose burrat, “tha ajo.

“Meqenëse vaksinimi kundër COVID-19 është në proces e sipër, shumë gra të vaksinuara kanë mbetur shtatzënë pa asnjë problem. OBSH vazhdon monitorimin e sigurisë së vaksinave COVID-19, përfshirë ndikimin e tyre në pjellori.

Euronews: Cili është ndikimi në ciklin menstrual?

Në blogje dhe nëpër të gjitha mediat sociale, gratë kanë ndarë rrëfimet e tyre për një ndryshim në ciklin e tyre menstrual, të tilla si ndryshimet në rregullsinë dhe vëllimin (periudha më të rënda ose më të lehta).

Një studim tha se është “e paqartë nëse ndryshimet e dukshme janë për shkak të vetë infeksionit/sëmundjes COVID-19, ose faktorëve të tjerë të lidhur me pandeminë si rritja e stresit psikologjik dhe ndryshimet në sjelljet shëndetësore”.

Disa gra kanë deklaruar se pas marrjes së vaksinës COVID-19 cikli i tyre menstrual ishte më i rëndë. Getty via Canva

Studimi në fjalë gjithashtu thotë se ishte “e paqartë deri në çfarë shkalle gjetjet aktuale shpjegohen nga raportimi i paragjykimeve, paragjykimet e kujtesës, paragjykimet e përzgjedhjes dhe faktorët ngatërrues”, duke shtuar se nevojiten më shumë kërkime lidhur me këtë

Mirëpo, nuk ka pasur “efekte negative” në periudhat e raportuara.

Dr Mosina: Shumë gra ishin pjesë e provave klinike të cilat nuk identifikuan ndonjë efekt negativ të vaksinimit në ciklin menstrual.

Provat shtesë që konfirmojnë sigurinë e vaksinave në lidhje me menstruacionet erdhën nga sistemet kombëtare dhe globale të monitorimit të sigurisë së vaksinave pasi programet e vaksinimit u lansuan.

Euronews: Pse njerëzit hezitojnë të marrin vaksina kundër COVID-19?

Dr. Mosina: Njerëzit janë shumë të kujdesshëm kur ka diçka të re për ta, veçanërisht kur vaksinat e reja bëhen të disponueshme.

Është e kuptueshme. OBSH po përpiqet ta sigurojë të gjithë informacionin për t’i adresuar shqetësimet e njerëzve dhe t’i ndihmojë ata të kuptojnë më mirë përfitimet dhe rreziqet e vaksinimit dhe të marrin vendime të informuara lidhur me marrjen e vaksinës.

Euronews: Si mund t’i shmangim dezinformatat në lidhje me vaksinat kundër Covid-19

Dr. Mosina: Dezinformimi lidhur me vaksinën mund të ketë efekte negative në vendimet e njerëzve për t’u vaksinuar.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që jo vetëm gratë shtatzëna, por të gjithë të kenë qasje në informacione të besuara dhe të bazuara në dëshmi.

Roli i autoriteteve shëndetësore, ekspertëve të imunizimit dhe agjencive shëndetësore në dhënien e këtij informacioni është vendimtar. Media gjithashtu ka një rol të madh për të luajtur në krejt këtë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që gazetarët të marrin informacionin nga burime të besueshme dhe të ndihmojnë në shpërndarjen e atij burimi të besueshëm.

Artikullin në origjinal mund ta lexoni këtu:

Përgatiti: Nuhi Shala