Ilustrimi: Jeta Dobranja për KALLXO.com

A mundet Prishtina të bëhet qytet biçikletash?

Çiklizmi u bë i popullarizuar pasi transporti publik dhe shumica e aktiviteteve sportive ishin të ndaluara gjatë izolimit. Por me makinat që filluan të mbushin rrugët e Prishtinës, qyteti ka nevojë të jetë më i sigurt që njerëzit të vazhdojnë të përdorin një transport më të qëndrueshëm.

 Dyqani i Bekim Bilallit për riparim biçikletash, shumë afër nga Shkolla e Mesme e larte “Sami Frashëri” ne Prishtinë, është i stërmbushur me klientë këto muajt e fundit.

 I hapur që nga 1996, dyqani i Bilallit nuk ka qenë  kurrë më i mbingarkuar nga njerëzit duke shpresuar të rregullojnë biçikletat e tyre të vjetra, ai dhe dy punëtorët e tjerë po kanë vështirësi të i arrijnë të gjitha kërkesat. “Kjo pranverë ka qenë e papërballueshme”, thotë ai për KALLXO.com derisa në orën shtatë njerëzit renditen me biçikletat e tyre duke pritur për ndihmën e tij.

 Bilalli hedh pjesë të biçikletave punëtorëve te tij në anën tjetër të dyshemesë të dyqanit derisa ata vrapojnë andej e këndej. “Po fitoj më shumë këto ditë” thotë ai. “Por jemi të lodhur nga kjo turmë e njerëzve, kryet po më dhemb.”

Bekim Bilalli para dyqanit të tij për riparimin e biçikletave

 Bilalli thotë se pranvera gjithmonë ka qenë një stinë e mirë për  biznes, por nga pandemia e virusit korona numri i njerëzve që dëshirojnë të dalin jashtë dhe të ngasin biçikletat. Dyqani është gjatë rrugës për në parkun e Gërmisë, dhe ai po irritohet me njerëzit qe po i sjellin biçikletat gati të prishura tërësisht gjatë rrugës.

 “Shumë njerëz po i sjellin biçikletat e vjetra tek unë, për arsye se dyqanet ku shesin biçikleta të reja kanë qenë të mbyllur këto  javët e fundit.Ata i kanë lënë biçikletat në garazhe për vite të tëra dhe presin nga unë t’ia rregulloj kur janë të mbuluara nga ndryshku “, tha ai.

Njëra  nga klientët e reja te Bilallit është Arbresha Kosumi, e cila punon ne Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Çiklimi u bë gati se mënyra e vetme për të bërë aktivitet gjatë pandemisë, pasi që shumica e vendeve sportive kishin mbyllur dyert kur përhapja e virusit filloi më 13 mars.

 Derisa punëtori i Bilallit i vendos një zile të re në biçikletë, Kosumi thotë se ajo ka qenë e shqetësuar për të cikluar në Prishtinë.

“Në fillim hezitova që të blija një biçikletë të re, sepse në Prishtinë nuk ka shumë vende për të çikluar” thotë ajo për KALLXO.com. “Gjatë ciklimit, në fillim shikoja prapa sepse frikësohesha nga makinat, por kam filluar të adaptohem dhe të ndihem rehat duke çikluar nëpër qytet.”

Arbëresha Kosumi filloi të ngasë biçikletën gjatë izolimit

Kosumi nuk është e sigurt a të vazhdojë të përdorë biçikletën për të shkuar në punë pas pandemisë, për të dyja arsyet, sociale dhe praktike. “Njerëzit të shohin ndryshe, gjithashtu nuk ka parking për biçikleta në ministri”.

Është bërë një rritje e dukshme e interesimit për të çikluar që kur u morën  masat e izolimit. Gjatë marsit dhe prillit, grupi i pasionantëve të biçikletave në Facebook “Marakli t’bicikllave” ka marrë më shumë se dyfishin e anëtarësimeve, nga 5,000 në 12,000 anëtarë.

Komuna e Prishtinës planifikon të ndërtojë një vend me 35 kilometra rrugë për  biçikleta, që kalon përgjatë qendrës së qytetit deri në Fushë Kosovë, si një pjesë e planeve më të mëdha për infrastrukturën urbane të 2020-es. Kjo tregon një përkushtim serioz për përkrahje për një transport më të qëndrueshëm të kryeqytetit.

 Gjatë izolimit, kryetari i Prishtinës,  Shpend Ahmeti ishte i vetëdijshëm për të mirat që reduktimi i trafikut do t’i sillte qytetit, dhe premtoi që do ta bënte kryeqytetin vend për biçikleta. “Pas pandemisë do të ishte mirë ndërrimi  nga makinat në transport publik, ciklizëm dhe vrapim,” tha Ahmeti në maj.

 “Prishtina akoma nuk është një vend për biçikleta”

 Urtina Mehmeti, një menaxhere e projektit Klubi Alpin Prishtina, OJQ që promovon aktivitetet në natyrë, thotë se shumë njerëz janë më të rezervuar për të përdorur biçikletë në qytet. “Ne duhet ta ndryshojmë perceptimin tonë ndaj çiklizmit dhe ta konsiderojmë si një formë  esenciale dhe bënë mirë për ambientin” thotë ajo.

FOTO- Klubi Alpin Prishtina

 Sipas saj, ngacmimet që i bëhen çiklistëve janë të shpeshta, sidomos për çiklistet gra. “Kam përdorur biçikletën si mjet transportues për 10 vjet, padyshim që kam vënë re se perceptimet e njerëzve kanë ndryshuar,” thotë Mehmeti për KALLXO.com. “Ngacmimet janë zvogëluar, numri i çiklistëve femra është rritur, dhe njerëzit gradualisht janë më të hapur ndaj idesë.”

 Mirëpo, Mehmeti gjithashtu është e shqetësuar për rritjen e çiklizmit, sepse kthimi i makinave gjatë largimit të izolimit, mund t’i vë çiklistët në rrezik. “Prishtina akoma nuk është një vend për biçikleta,” thotë ajo.

Mungesa e hapësirave të sigurta për biçikleta në vendet e punës, dhe vendet publike, është arsyeja kryesore se pse Kosumi heziton të vazhdoj të përdorë biçikletën e saj pas pandemisë. Kjo është njëra nga shumë arsyet që ia vështirëson banorëve të Prishtinës përdorimin e biçikletave në vend te makinave dhe transportit publik.

“Rrugët për çiklim që Prishtina ka janë të plasaritura dhe nuk mund të konsiderohen si rrugë për biçiklistë”, shpjegon Mehmeti. “Dhe shumica e vozitësve janë të pakujdesshëm ndaj çiklistëve”.

 Një Plan rregullues Urban, i publikuar nga Komuna e Prishtinës në vitin 2019, përfshin disa nga problemet që e bëjnë çiklizmin te pasigurt në qytet. “Siguria rrugore vazhdon të mbetet një shqetësim për çiklistët”, thotë raporti. “Trafiku i dendur, vonesat, dhe shumë udhëkryqe e pjesë të rrjeteve rrugore gjatë Prishtinës janë të mbingarkuara.”

Raporti thotë se çmimi i ulët i parkingut dhe moszbatimi i rregullave te parkingut në qendrën e qytetit i shtyn vozitësit t’i lënë automjetet ku të dëshirojnë, që paraqet problem për çiklistët dhe këmbësorët.

“Komuna duhet te marrë masa konkrete për përmirësimin e infrastrukturës dhe të rritë sigurinë për çiklistët në Prishtinë,” theksoi Mehmeti.

 Organizata e Mehmetit ka qenë e përfshirë në projekte të ndryshme duke promovuar çiklizëm të sigurtë në Prishtinë. Klubi Alpin mbajti “Marshin Çiklist kundër ndotjes së ajrit” në fund të shkurtit, duke bllokuar rrugët rreth qytetit ku çiklistet kanë veshur jeleke hi-vis dhe maska. Tani ata kanë marrë një projekt me mbështetjen e EU-se, të quajtur #ciklosigurt, që për qëllim ka vetëdijësimin e vozitisëve që të jenë më të kujdesshëm kur të ndajnë rrugën me çiklistët.

 “Çiklizmi në rrugë mund të jetë stresues dhe i rrezikshëm,” thotë  Mehmeti. “Ne kemi demonstruar se sa të mbajmë distancën e cila është 1.5 metra, nga çiklistët, se si të respektojmë dhe të kujdesemi për ta,” tha ajo.

 Organizata gjithashtu ka organizuar një grup çiklizmi 50 kilometërsh deri në Liqenin e Badovcit javën tjetër, një mundësi për çiklistët të takohen dhe të diskutojnë problemet që ata hasin, dhe t’i dërgojnë rekomandime komunës që prania e tyre të jetë me e sigurt në rrugë.

 Komunat tjera te Kosovës kanë bërë investime për  transportin me biçikleta. Komuna e vogël e Shtimes ka dhënë 60 mijë euro këtë vit për ndërtimin e mbajtëseve të biçikletave përreth qytetit, që banorët të përdorin të biçikletat dhe të këtë lidhje funksionale në mes të qendrës së qytetit dhe fshatrave përreth.

 Sipas Mehmetit, njëra nga arsyet se pse Prishtina nuk ka vende per çiklistet sikur Shtimja, Gjakova ose Peja, të gjitha këto vende ku posedojnë rrugë për  çikliste, është sepse Prishtina ka shumë kodra. Por, “biçikletat janë zhvilluar në shekullin XXI, dhe tani ato janë të përshtatshme për vende të ndryshme”, thekson ajo.

 Përmirësimi i kualitetit te ajrit nëpërmjet çiklizmit

Driton Ragimi ka hapur dyqanin për mjete atletike në Prishtinë. Ai beson që reduktimi i trafikut në qendrën e qytetit, dhe përmirësimi i kualitetit të ajrit ne Prishtinë që kur filloi izolimi, ka kontribuar  në rritjen e shitjeve të biçikletave.

Driton Ragimi është pronar i një dyqani me pajisje atletike në Prishtinë

 “Gjërat kanë ndryshuar që kur filloi pandemia, dhe ne kemi parë një rritje te interesimit,” thotë Ragimi. “Në dy javët  e fundit, ne kemi pasur shumë klientë që nuk kanë çikluar kurrë më parë. Njerëzit e kanë parë që mungesa e makinave e ka bërë ajrin e Prishtinës më të pastër, dhe unë mendoj që kjo ka çuar në rritje përdorimin e biçikletave në qytet.”

 Kualiteti i ajrit të Prishtinës ka qenë gjithmonë i shëndetshëm ose deri në një masë të caktuar gjatë izolimit për të qëndruar larg pandemisë të COVID-19. Edhe pas largimit te masave parandaluese me 1 qershor, Kosova ka parë që nivelet e ndotjes se ajrit kanë qëndruar të ulëta. 

 “Edhe pse pandemia ka ngadalësuar hapat e jetës dhe ka ndikuar negativisht të gjithë, ne të gjithë duhet ta pranojmë se kjo situatë pa dyshim ka pasur një  ndikim pozitiv për planetin”, tha Mehmeti. “Edhe në Prishtinë, kualiteti i ajrit është përmisuar dukshëm, dhe që nga ndalimi i makinave, shumë njerëz janë ndjerë më të sigurt për  të çikluar në rrugët  e zbrazëta, që  për ta ka qenë shumë e favorshme.”

 Ky shkrim është përkthyer nga Prishtina Insight dhe shkrimin origjinal mund ta gjeni këtu .