Protestat në Berlin, Foto: DW

A mund të shfaqen trazira civile në Evropë në rast të mungesës së ushqimit

“Në përgjithësi nuk është shumë i papërmbajtshëm dhe njerëzit nuk janë në dijeni për të”.

Kështu e përshkruan profesori Aled Jones, eksperti për financat, rrezikun dhe menaxhimin e burimeve, sistemin ushqimor ku ne të gjithë mbështetemi për të qenë në gjendje të hamë çdo ditë. Ose, thënë më mirë, të kesh mundësinë të shkosh në tregje dhe supermarkete dhe të gjesh ushqime në rafte.

Lufta e Ukrainës ka nxjerrë në pah dobësitë e sistemit tonë ushqimor, ashtu siç patën bërë muajt e parë të epidemisë së COVID.

Ndërkohë që Putin filloi sulmin e tij, rusët u përqendruan në qytetet jugore si Mariupol dhe Odessa në Detin e Zi; këto porte kyçe janë thelbësore për eksportet e ushqimit të Ukrainës. Tani, saktësisht tre muaj nga dita e parë e pushtimit të plotë të Rusisë, OKB-ja ka paralajmëruar se miliona njerëz në mbarë botën mund të përfshihen në pasiguri ushqimore, kequshqyerje dhe uri.

Vendet me import të lartë dhe ato që tashmë janë duke bërë përkjekje për ta përballuar jetesën do të vuajnë më shumë, por ka gjithashtu shqetësim për rritjen e çmimeve në ekonomitë e zhvilluara në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

A mund të çojë rritja e çmimeve e shkaktuar nga dobësitë në sistemin global të ushqimit në trazira civile në Evropë? 

Nga na vjen ushqimi?

Lufta në Ukrainë ka ushtruar presion mbi furnizimet globale të ushqimit, sepse shumë ushqime kryesore eksportohen nga vendi i Evropës Lindore.

Ukraina eksporton një të dhjetën e grurit në botë, një të pestën e elbit dhe farave të rapit dhe afërsisht gjysmën e farave të lulediellit të konsumuara globalisht. Ukraina është një prej pak shtetesh në botë që kultivon shumicën e produkteve kryesore që hamë. A do të thotë kjo se sistemi ynë global i ushqimit është i cenueshëm ndaj goditjeve, te till si lufta?

Cilat vende janë më të rrezikuara nga mungesa e ushqimit?

Kultivuesit kryesorë si India dhe Kina prodhojnë drithëra për t’u konsumuar brenda vendeve të tyre shumë të populluara. Por të tjerët, si Brazili, Australia dhe SHBA, janë eksportues neto.

“Çdo vend që mbështetet në tregjet globale mbështetet në këto vende dhe çdo gjë që shkon keq në ato vende, të tilla si thatësira, zia apo lufta mund të ketë një efekt të madh në mënyrën se si ushqimi lëviz nëpër sistem”, thote Profesor Jones, drejtor i Institutit Global të Qëndrueshmërisë në Universitetin Anglia Ruskin.

Vendet e Lindjes së Mesme mund të vuajnë më së shumti me Egjiptin dhe Libinë që importojnë mbi 40 për qind të një pjese të ushqimit të tyre nga Ukraina, megjithatë, eksportet ukrainase dominojnë edhe në Afrikën Perëndimore me Nigerinë, Senegalin dhe Guinenë, që të gjitha importojnë shumë.

Edhe vendet e largëta si Azia Juglindore mund ta ndjejnë thumbimin e pushtimit rus, me Indonezinë dhe Tajlandën që importojnë mbi një të tretën e produkteve të tyre kryesore nga Ukraina.

Cili është efekti i luftës në sistemin global të ushqimit?

Ngjarjet në Kanalin e Suezit vitin e kaluar treguan se ka disa arterie tregtare që kur bllokohen mund të shkaktojnë ndërprerje masive në zinxhirët e furnizimit.

Lufta në Ukrainë fillimisht shkaktoi shqetësime për mbjelljen dhe korrjen e të korrave për shkak të qasjes në tokë, ndërprerjes së furnizimit me fara dhe zhvendosjes së njerëzve. Megjithatë, çështja tani është bërë një çështje e infrastrukturës dhe transportit me bllokimin e porteve të Ukrainës nga Rusia në Detin e Zi.

Javën e kaluar, shefi i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley, i kërkoi Putinit që t’i linte eksportet të largoheshin nga portet nëse ai kishte “një zemër për pjesën tjetër të botës”. Ndërkohë fqinji baltik i Ukrainës, Lituania, ka propozuar përcjellje detare për transportuesit e ushqimit për ta lehtësuar krizën globale të ushqimit.

Kur tregu i përgjigjet mungesave, çmimet rriten. Kjo i bën importet më të shtrenjta duke bërë që inflacioni të rritet, duke shkaktuar një lak reagimi ndaj të cilit qeveritë përgjigjen.

Kjo tashmë mund të shihet në Indi. Duke planifikuar më parë ta rriste tregtinë e saj ndërkombëtare të grurit, ajo tani i ka ndaluar eksportet. Indonezia gjithashtu kohët e fundit i ndaloi eksportet e vajit të palmës në përgjigje të rritjes së çmimeve ndërkombëtare, por që atëherë e ka refuzuar këtë politikë.

Cilat janë pasojat politike të mungesës së ushqimit?

Midis viteve 2009 dhe 2011 thatësirat dhe zjarret në Australi dhe përmbytjet në SHBA çuan në një rënie të eksporteve nga ato vende. Si rezultat, vendet me import të lartë si ato në Lindjen e Mesme pësuan inflacion, duke çuar në trazira civile.

“Pranvera Arabe…që ishte e lidhur me çmimet globale të ushqimeve”, thotë Jones.

Për konsumatorët perëndimorë, çmimet e përbërësve të papërpunuar përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të çmimit, që do të thotë se inflacioni i çmimeve të ushqimeve për shkak të eksporteve të Ukrainës është vetëm rreth 10 për qind. Megjithatë, në vendet ku çmimet e ushqimeve janë të lidhura ngushtë me çmimet e përbërësve të papërpunuar, si Somalia apo Tunizia, inflacioni mund të jetë deri në 100-200 për qind.

Tashmë në Shri Lanka ka trazira politike dhe civile mbi inflacionin. Shumë po e vëzhgojnë nga afër situatën në vende si Libani, Pakistani dhe Somalia, ku standardet e jetesës tashmë janë vështirësuar.

A po rritet inflacioni në Evropë?

Pavarësisht rritjes së izolimit nga përbërësit e papërpunuar, është kombinimi toksik i çmimeve të ushqimeve dhe çmimeve të energjisë që po e bën jetën të vështirë për shumë njerëz në Evropë për momentin.

“Çdo gjë që shkakton krizë në ushqim mund të çojë në inflacion të përgjithshëm, çdo gjë që shkakton krizë në energji mund të çojë në inflacion. Nëse ka një krizë në të dyja në të njëjtën kohë? Kjo do të shëndrrohet në një rritjesh çmimesh,” thotë Jones.

“Mund t’i vëreni klasat e mesme…që kanë shumë pak të ardhura të disponueshme dhe duhet të bëjnë zgjedhje, [pastaj për] klasën punëtore për pagën minimale, shtrëngimi i tyre është i madh.

“Janë ata njerëz që do të vendosin se kush është fajtori dhe nëse do të dalin dhe të protestojnë për këtë.”

A mund të bëhen të dhunshme protestat për koston e jetesës?

Protestat politike për rritjen e çmimeve mund të shndërrohen lehtësisht në dhunë, siç ndodhi në Francë në vitin 2019 kur protestuesit Gilet Jaune vunë zjarre dhe vandalizuan ndërtesa si reagim ndaj rritjes së karburantit.

Duke pasur parasysh skenat në Kapitol Hill e SHBA-së vitin e kaluar, a mund të përhapen protesta të ngjashme të shkaktuara nga kriza e kostos së jetesës në Evropë në trazira civile afatgjata apo edhe ndryshim regjimi si në Pranverën Arabe?

Jones nuk mendon se një gjë e tillë mund të ndodhë për shkak se, ndërkohë që besimi në institucionet politike është në nivelin më të ulët historik në Evropë, cinizmi nuk është aq i rrënjosur sa ishte në vende si Egjipti dhe Tunizia.

“Mënyra se si zakonisht shprehet në vendet evropiane është se njerëzit shkojnë në ekstreme në votën e tyre në vend që ta rrëzojnë qeverinë përmes mjeteve të dhunës fizike,” thotë Jones. “Ne e kemi atë valvulë daljeje për t’i lehtësuar disa nga stresi. Ka më shumë gjasa që ne të kemi qeveri më ekstreme sesa një përmbysje me dhunë të qeverisë.”

Zgjedhjet e fundit në Francë treguan nivele të larta mbështetjeje si për të djathtën dhe për të majtën ekstreme. Marine Le Pen fitoi mbi 40 për qind të votave në balotazhin e saj kundër presidentit aktual Emmanuel Macron dhe krahu i majtë i shquar Jean-Luc Mélenchon ishte vetëm një pikë përqindje prapa saj për t’u futur në raundin e dytë.

Diku tjetër në Evropë, qendra e majtë është në pushtet në Gjermani me mbështetjen e AFD të ekstremit të djathtë në rënie, ndërsa sllovenët së fundmi rrëzuan një populist për një udhëheqës liberal në kutinë e votimit.

Me shtrirjen e vërtetë të krizës së kostos së jetesës që ende nuk dihet dhe lufta në Ukrainë është larg përfundimit, është e vështirë të thuhet se çfarë çmimi do të paguajnë shoqëritë evropiane në fund. Rreziqet e shndërrimit të protestave në trazira civile janë gjithmonë të pranishme, por do t’u mbetet qeverive të përgjigjen dhe të parandalojnë që mospajtimet paqësore të kthehen në skena dhune./Euronews