35 Vjet për Vrasjen në Banjë të Malishevës

Gjykata e Qarkut në Prizren e ka dënuar Emin Krasniqin me 23 vjet burgim për vrasjen e Skender Limajt në fshatin Banjë të Malishevës në janar 2011. Katër pjesëtarë të tjerë të familjes Krasniqi janë dënuar prej 1 vit deri në 7 vjet e pesë muaj burgim, për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë, lëndim të rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje.