Gjashtë të lënduar pas një rrahjeje në Sllatinë

Një rrahje në fshatin Sllatinë ka përfunduar me gjashtë persona të lënduar.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë që të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 15:30  kemi marrë informatën për një rrahje ne fshatin Sllatine, ku janë lënduar gjashte persona. Te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.

Tutje Ahmeti ka sqaruar se me rastin në fjalë po merren njësitet e stacionit policor te Fushë-Kosovës.