Gjashtë të lënduar në aksident trafiku në Fushë Kosovë - Pamje

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur para pak çasteve në rrugë “Prishtinë- Fushë Kosovë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila ka treguar se në aksident janë përfshirë tri automjete.

“Rreth orës 18:00, në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.

KALLXO.com ka siguruar fotografi dhe video nga vendi ku ka ndodhur aksidenti.