Gjakovë

Gjakovë:Vajza dyshohet se u dhunua seksualisht nga personi që e 'mbronte' nga babai

Një vajzë nga Gjakova dyshohet të ketë rënë pre e një dhunimi seksual pak ditë pasi babai i saj është burgosur për dhunë në familje.

Në dosjen e prokurorisë të siguruar nga KALLXO.com nënvizohet se vajza kishte shkuar në banesën e të dyshuarit për dhunim pak ditë pasi babai i saj do lirohej nga burgu. Prokuroria pretendon se asaj i ishte premtuar strehim nga i ati nga personi që më pas rezultoi dhunues.

B.B. dyshohet të jetë personi që kishte kryer dhunimin  me datë 14 shtator.

I dyshuari sipas prokurorisë e kishte ftuar të dëmtuarën në banesën e tij kinse për shkak të sigurisë, pasi që ajo e kishte  babain në burg për dhunë në familje.

E dëmtuara e kishte paraqitur rastin në polici si dhunim ndaj saj.

Më tutje kërkesa shpjegon se babai i saj atë ditë kishte për t`u liruar nga burgu dhe pasi kishin dalur të gjithë familjarët tjerë, i pandehuri B.P. me forcë kishte kryer veprën e dhunimit.

Gjyqtari i procedurës paraprake Gëzim Pozhegu ia ka caktuar paraburgimin prej 1 muaji, me arsyetimin se i njëjti mund të largohet ose mund të fsheh provat.