Qyteti i Gjakoves

Gjakovë, tentohet të grabitet një qendër e transferit të parave

Sot është tentuar të grabitet institucioni financiar për pagesa dhe tranfere parash, “Ria” në Gjakovë.

Policia ka bërë të ditur se kanë pranuar informacion për një rast tentim grabitje në rrugën “Muslim Mulliqi”, në Gjakovë.

Zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj, tha për KALLXO.com se ky filial gjendet në afërsi të qendrës komunale të regjistrimit civil dhe se i dyshuari është vërejtur nga një person i cili ka njoftuar policinë.

“Patrullat policore në terren i janë përgjigjur rastit dhe nga punëtorët e filiales kanë kuptuar se një person i gjinisë mashkullore i moshës pērafërsisht 30 vjecar, nën kërcënimin e armës kishte hyrë në filiale dhe kishte kërkuar para. I dyshuari është larguar nga vendini ngjarjes pa arritur të grabis para apo gjësende tjera.”, ka thënë Podrimaj.

Tutje ajo ka shtuar se patrullat policore tashmë janë vënë në kërkim të personit të dyshuar dhe janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.