Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Gjakovë - Shtiren si policë, ndaluan qytetarin dhe i kërkuan para

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar në fshatin Bishtazhin të Gjakovës, pasi të njëjtit duke e përdorur një dritë vezulluese e kanë ndaluar një qytetar në Krushë të Vogël, dhe dyshohen i janë prezantuar si zyrtarë policorë dhe i kanë kërkuar para.

Viktima pasi kishte dyshuar, ju kishte kërkuar të identifikohen me kartela zyrtare, ndërsa të dyshuarit në pamundësi të prezantimit të dokumentit identifikues, kanë ikur në drejtim të Gjakovës.

Pas intervistimit nga Policia, me vendim të prokurorit të dyshuarve ju është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 3:00 të mëngjesit.