Gjakovë, shtetasi i Shqipërisë e godet me veturë bashkëkombasin e tij

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person, shtetas i Shqipërisë, i cili derisa po lëvizte me veturë ka goditur një motoçiklist, i cili po ashtu shtetas i Shqipërisë.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 16:20.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.