Gjakovë: Shembet dheu në vendpunishte, lëndohet një punëtor

Një punëtor është lënduar sot në rrugën “Bujar Roka” në Gjakovë pasi u shemb një pjesë e dheut në një vendpunishte.

Punëtori i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa zyrtarë të Policisë në rajonin e Gjakovës thanë për KALLXO.com se ai është jashtë rrezikut për jetë.

“Gjatë ditës së sotme një person në Gjakovë është lënduar pasi që në një objekt është shembur dheu dhe e ka zënë punëtorin. Punëtorët kanë arritur ta nxjerrin nga objekti. Personi është jashtë rrezikut për jetë ndërsa në vendngjarje ka dalë inspektori i punës dhe prokurori kujdestar”, tha për KALLXO.com, major Kristë Gjoka nga Policia në rajonin e Gjakovës.