Gjakovë, pranon fajësinë për përdorim të drogës
Edison Istrefi nga Gjakova ka pranuar fajësinë për përdorim të drogës.
Istrefifillimisht ishte akuzuar nga Prokuroria e Gjakovës për blerje dhe shitje të drogës, mirëpo në gjykimin e sotëm prokurori Ali Uka e ricilësoi veprën penale duke e akuzuar Istrefin vetëm për posedim të drogës.
“Nuk është arritur të vërtetohet se i akuzuari Istrefi, ka shitur substancë narkotikë”- deklaroj prokurori Uka.
Në seancën e sotme pranë gjyqtarit Nikollë Komani, Istrefi pranoi fajësinë për posedim të narkotikëve.
“Unë e pranoj se drogën që ma ka nxon policia, e kam pas grumbull e jo të ndarë nëpër qese, sepse kam pas qëllim ta përdori përvete e jo ta shes”- deklaroj i akuzuari Edison Istrefi.
Ndërsa mbrojtësi i të akuzuari Edison Istrefi, avokati Binak Cena, kërkoj nga gjykata që ndaj klientit të tij të i shqiptohet një dënim më i butë.
Ndërkaq gjyqtari i rastit Nikollë Komani, caktoj ditën e mërkurë për shpalljen e aktgjykimit.
Sipas aktakuzës, Edison Istrefit gjatë kontrollës nga zyrtarët policor i është gjetur 9.54 gram marihuanë, një mulli i vogël për bluarjen e narkotikut dhe një pako rizlla.
Aktakuza tregon se droga e të akuzuarit Istrefi, është gjetur në shtëpinë e tij në rrugën “Çamëria” në Gjakovë.