Foto: Ilustrim

Gjakovë, përplaset me veturë në shtyllë metalike

Një person është vetë-aksidentuar mbrëmë në Gjakovë.

Policia ka njoftuar se ai deri sa ishte duke lëvizur me veturë ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një shtyllë metalike.

Si pasojë e vetë-aksidentit drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit kanë pranuar edhe trajtim mjekësor