SHKOLLA-MAZLLUM KËPUSKA

Gjakovë - Mësuesit të dyshuar për ngacmim seksual të nxënësve i vazhdohet paraburgimi

B. V., i akuzuar për keqpërdorim të personave nën moshën 16 vjeçare, do mbetet prapa grilave edhe për dy muaj.

Ai dyshohet se që nga shtatori i vitit 2018, në cilësinë e mësimdhënësit të gjuhës shqipe në shkollën fillore “Mazllum Këpuska’’, në Gjakovë, në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar seksualisht 27 nxënës të një klase në këtë shkollë, duke përdorur fjalë joshëse e duke i ledhatuar e prekur në pjesë të fytyrës dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

Me kërkesën të Prokurorisë së Gjakovës, Gjykata e Pejës ia ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj të tjerë.

Vazhdimin e paraburgimit e konfirmoj për KALLXO.com prokurori i rastit Xhavit Osmani.

“Po, ju ka vazhduar paraburgimi për dy muaj të tjerë”, tha prokurori Xhavit Osmani.

Në muajin Shkurt Prokuroria ka ngritur aktakuzën ndaj mësuesit nga Gjakova për ngacmim seksual të nxënësve.

 

https://kallxo.com/aktakuze-ndaj-mesuesit-nga-gjakova-per-ngacmim-seksual-te-nxeneseve/

 

Aktakuza thotë se i pandehuri B. V., që nga shtatori i vitit 2018, në cilësinë e mësimdhënësit të gjuhës shqipe në shkollën fillore “Mazllum Këpuska’’, në Gjakovë, në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar seksualisht 27 nxënës.

Përmes aktakuzës prokurori rastit, i kishte propozuar Gjykatës që i pandehuri të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

KALLXO.com merr vesh se seanca e vazhdimit të paraburgimit ndaj B. V. është mbajtur në Gjykatën e Pejës në fillim të muajit mars.