Ilustrim

Gjakovë, me revole në kokë i kërkon borxhin viktimës

Një kanosje ka ndodhur mbrëmë në  Gjakovë për shkak të një borxhi.

Policia ka  njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:20, kanë arrestuar të dyshuarin, pasi kishte kanosur një person duke ia drejtuar armën në kokë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur për shkak të një borxhi.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa arma nuk është gjetur pasi që i dyshuari ka mohuar se ka pasur armë.