Ilustrim - Gjykata e Gjakovës

Gjakovë, mbetet në burg burri i dyshuar për rrahje të gruas

Gjykata e Gjakovës njofton se i është caktuar masa e paraburgimi ndaj të pandehurit A.K. për lëndimet që dyshohet se ia shkaktoi gruas.

Pasi është aprovuar kërkesa e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit A.K.

I pandehuri dyshohet se më 8 prill, në banesën e tij në Gjakovë, pas një mosmarrëveshjeje, i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore bashkëshortes së tij M.P., duke e goditur me

grushte nëpër trup.

Lëndimet ishin konstatuar nga raportet fillestare të mjekut.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se me këto veprime dyshohet se i pandehuri A.K. ka kryer dy vepra penale.

Ai do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, që do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 8 prill dhe do të zgjasë deri më 8 maj.

Gjyqtari i procedurës paraprake, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase bëhet fjalë për vepra penale të ndjeshme.

Sipas gjykatës, nëse do të lirohej ekziston rreziku që i pandehuri ta përsërisë veprën apo ta kryejë ndonjë vepër tjetër penale.

Kallxo.com gjatë ditës kishte raportuar për këtë rast.

https://kallxo.com/gjakove-burri-rrah-gruan-me-grushte/