Gjakovë, mbahet tryezë kundër dhunës në familje

Mekanizmi Kundër Dhunës në Familje, i përkrahur nga OSBE (Misioni në Kosovë) organizoj në Gjakovë tryezë diskutimi, si pjesë e aktiviteteve të organizuara në mbështetje të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Baza Gjinore” dhe Ditës Ndërkombëtare të Personave me nevoja të veçanta.

Në njoftimin e Komunës së Gjakovës thuhet se ‘prezantimet u ofruan nga anëtarët e Mekanizmit dhe OSBE-së për rritjen e ndërgjegjësimit të personave me nevoja të veçanta (PAK) mbi nevojën për të parandaluar dhe format e mbrojtjes nga dhuna në familje, dhunën me bazë gjinore (GBV) dhe mënyrat se si mund të raportohen ato tek institucioneve përkatëse në parandalimin dhe mbrojtjen nga ky fenomen negativ’.

Në këtë aktivitet morën pjesë personat me nevoja të veçanta nga OJQ HANDIKOS-Gjakova, Organizata Syndrome Down Kosova, personat e shurdhër, të verbër dhe pjesërisht të verbër.

Gjithashtu pjesë e këtij organizimi aktiv ishin më shumë se 40 persona, duke përfshirë anëtarët e Mekanizmit, Personat me nevoja të veçanta, anëtarët e kuvendit komunal, KVRL, përkthyesin e gjuhës së shenjave dhe anëtarë të organizatave të ndryshme të shoqërisë civile.

07 Dhjetor 2018 - 16:26

Egzon Dahsyla 07/12/2018 - 16:26
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend