Ilustrim

Gjakovë - Kapet me marihuanë, arrestohet

Një burrë nga komuna e Gjakovës është arrestuar, pasi që në veturën e tij është gjetur dhe është konfiskuar një cigare e mbushur me substancë të dyshuar për narkotikë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, substanca e konfiskuar dyshohet të jetë e llojit marihuanë dhe ka peshë 0.67 gram.

Është bërë e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.