Gjakovë

Gjakovë, ia vjedhin dy vetura në garazhë

Një person e ka lajmëruar Policinë në Gjakovë sot në mëngjes se i janë vjedhur dy vetura për të cilat ka thënë se kanë qenë në garazhën e shtëpisë në fshatin Doblibare.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj, konfirmoi për KALLXO.com se policia është njoftuar sot në orën 06:40 të mëngjesit për një rast vjedhje në fshatin Doblibare.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga ankuesi është informuar se i janë vjedhur dy automjete udhëtarësh të tipit Audi A4 dhe Pick up ËV Caddy. Ankuesi deklaron se veturat i ka pasur në garazhën e tij në oborrin e shtëpisë së tij. Policia ka kryer ekzaminimet në vendin e ngjarjes dhe po punon intensivisht në identifikim e kryesve të veprës dhe ndriçimin e rastit në fjalë”, tha zëdhënësja Podrimaj.