Ilustrim

Gjakovë - I gjejnë 31 qese dhe një kavanoz me substancë narkotike, arrestohet

Një burrë i komunitetit egjiptian, është arrestuar në Gjakovë, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe janë konfiskuar katër qese najloni me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 11 gramë, një thikë ushtarake, pesë telefona të llojeve të ndryshme dhe 774 euro e 50 cent.

Policia ka bërë të ditur se gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, përkatësisht në një objekt ndihmës (shupë) i janë gjetur edhe njëzet e shtatë qese najloni që dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë, me peshë rreth 65 gramë.

Gjithashtu edhe një kavanoz qelqi i mbushur me bari ngjyrë të gjelbër, e dyshuar të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë, me peshë rreth 112 gramë, qese të zbrazëta për mbështjellje të narkotikut, si dhe një peshore digjitale.

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.