Foto-ilustrim

Gjakovë, burri rrahu bashkëshorten dhe vajzën

Një rast tjetër i dhunës në familje është shënuar në Gjakovë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar.

Policia ka njoftuar se burri ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Në raportin zyrtarë të policisë thuhet se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.