Gjakovë, aktakuzë për sulm ndaj policit

Prokuroria e Gjakovës njofton se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit G.G. nga Gjakova, për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”

Sipas aktakuzës me datë 12.03.2019, në Gjakovë, pikërisht në rrugën “ Ismail Qemali”, i pandehuri e kishte sulmuar zyrtarin policor E.K. gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Aktakuza thotë se i dyshuari pasi kishte thyer xhamin e një lokali, policia kishte shkuar ta kontaktonte të, mirëpo ai kishte filluar të bëhej agresiv duke mos iu bindur urdhrave të policëve.

Më pas ai ishte futur në një lokal dhe kishte filluar të gjuajë me gjëra të forta zyrtarët duke e goditur të dëmtuarin në këmbën e majtë me çka i kishte shkaktuar lëndime trupore.

Duke u bazuar në këto veprime, prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës së Gjakovës që i pandehuri të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.