Gjakovë- Aktakuzë ndaj pesë të pandehurve për drogë

Sipas komunikatës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, është ngritur aktakuzë kundër pesë të pandehurve, për tre vepra të ndryshme penale.

Në kohë të pacaktuar të vitit 2018 e deri më 16.09.2018, në Komunën e Gjakovës, të akuzuarit B.H., D.H., dhe D.H., në bashkëveprim pa autorizim kanë shpërndarë, shitur dhe transportuar substancë narkotike të llojit kokainë dhe të cilët në vazhdimësi kanë blerë dhe janë furnizuar në lokacione të ndryshme në qytetin e Gjakovës.

Prokuroria e Gjakovës, përmes komunikate bën të ditur se këto veprime i ka cilësuar si ”blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Ndërsa i akuzuari A.Sh., në kohë të pacaktuar e deri më datën 16.09.2018, me dashje ka ndihmuar personat tjerë në kryerjen e veprës penale të cekur më lartë, duke mundësuar në vazhdimësi krijimin e kushteve, mënjanimin e pengesave dhe duke i fshehur provat e veprës penale dhe i njëjti kryer veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

I akuzuari tjetër me inicialet G.Xh., me datë 16.09.2018, pa autorizim ka poseduar substancë narkotike, dhe i njëjti atë e ka blerë nga të pandehurit D.H., dhe D.H., duke kryer kështu veprën penale ”posedimi i paautorizuar i narkotikëve.

Në lidhje me këtë çështje, prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që të pandehurit të dënohen sipas ligjit për veprat penale që iu vihen në barrë.

11 Janar 2019 - 15:31

Tringa Rruka 11/01/2019 - 15:31
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend