Gjykimi per vjedhje - Gjakove

Gjakovë - 4 muaj burg për blerjen e veturës së vjedhur

 

Gjykata e Gjakovës ka dënuar Naser Hotin me 4 muaj burgim me kusht, për blerjen e veturës së vjedhur.

Gjyqtari Mentor Bajraktari në shpalljen e aktgjykimit tha se ky dënim nuk do të ekzekutohet nëse brenda 1 viti, i akuzuari Hoti nuk kryen vepër tjetër penale.

Ndërsa në këtë rast i dëmtuari Gëzim Marku, për kompenzim dëmi u udhëzua në kontest civil.

Prokuroria e Gjakovës, e akuzonte Hotin për blerjen e veturës së vjedhur nga Dritan Bytyqi e Besian Rama.

Sipas aktakuzës, dy të dyshuarit Dritan dhe Besian në janar të vitit të kaluar, duke kryer veprën penale të vjedhjes, në parkingun para shtëpisë së të dëmtuarit Emin Duraku, kanë marrë veturën e tipit Golf 2 dhe kanë ikur.

Aktakuza shpjegon, se të njëjtit nga parkingu para shtëpisë së të dëmtuarit Gëzim Marku kanë marrë një veturë po ashtu të tipit të njëjtë Golf 2 dhe të njëjtën ia kanë shitur Naser Hotit, i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale.

Në gjykimin e kaluar pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Dëshire Jusaj, i pandehuri Naser Hoti e kishte pranuar fajësinë për veprën që i ngarkohej dhe gjyqtari Mentor Bajraktari procedurën ndaj tij e kishte veçuar.

“Unë e pranoj që veturën e kam blerë nga këta dy persona në vlerë prej 120 euro, mirëpo nuk e kam ditur që është e vjedhur”, kishte thënë i akuzuari Naser Hoti.

Ndërsa sa i përket dy të akuzuarve të tjerë, Dritan Bytyqi dhe Besian Rama, gjyqtari Mentor Bajraktari vendosi që të shkojë në shqyrtimin gjyqësor, të caktuar me datën 17 Dhjetor.

Në seancën e kaluar i akuzuari Dritan Bytyqi, në prani të mbrojtëses së tij avokates Edona Sina deklaroi se nuk e pranon fajësinë për vjedhjen e veturës,  me arsyetimin se ai vetëm e kishte dërguar Besian Ramën tek Naser Hoti për t’ia shitur veturën.

Ndërsa i akuzuari Besian Rama i mbrojtur nga  avokati Masar Vula, duke pranuar që kishte vjedhur dhe shitur veturën, tha se këto veprime të vjedhjes i ka kryer vetëm pa Dritonin, i cili nuk e ka ditur që vetura ishte e vjedhur.

https://kallxo.com/i-akuzuari-pranon-se-ka-vjedhur-dhe-shitur-veturen/

.