Ilustrim - Gjykata e Gjakovës

Gjakovë, 18 vjet burgim për vrasjen e Arlind Hanës

I akuzuari Esat Bajrami është shpallur fajtor për dy veprat penale – atë të vrasjes dhe për armëmbajtje pa leje.

Gjykata e Gjakovës e ka dënuar Bajramin me 18 vjet burgim.

Në këtë dënim atij do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 1 nëntor 2017.

I njëjti është obliguar nga Gjykata që të paguajë shpenzimet procedurale në shumë prej 1521.68 euro, shpenzimet e paushallit gjyqësor në shumën prej 300 euro, si dhe shumën prej 50 euro në emër të kompensimit të viktimave të krimit.

Prokuroria e Gjakovës e akuzonte Bajramin se më 1 nëntor 2017 në qebaptoren “Toni Burger” kishte privuar nga jeta Arlind Hanën.

KALLXO.com ka raportuar edhe më herët për këtë rast.

Në lidhje me këtë rast ishte dëgjuar eksperti mjeko-ligjor, ai i psikiatrisë, i balistikës e gjithashtu edhe polici hetues.

https://kallxo.com/kerkohet-ekspertize-e-re-e-psikiatrise-ne-gjykimin-e-esat-bajramit-per-vrasjen-e-30-vjecarit/

https://kallxo.com/eksperti-rrefen-gjendjen-shpirterore-te-te-akuzuarit-esat-bajrami-per-vrasjen-arlind-hanes/

Më pas ishte deklaruar edhe motra e të akuzuarit rreth motivit që i kishte paraprirë vrasjes së 30 vjeçarit në Gjakovë.

https://kallxo.com/motra-e-te-akuzuarit-per-vrasje-thote-se-eshte-ngacmuar-vazhdimisht-nga-i-ndjeri/

https://kallxo.com/prokuroria-mosmarrveshja-per-motren-e-mitur-i-parapriu-vrasjes-se-30-vjecarit-ne-gjakove/