Gjakova shënon 20 vjetorin e Çlirimit

 

Komuna e Gjakovës me aktivitete të ndryshme nga muzika dhe  sporti sot shënon 20 vjetorin e Çlirimit të Gjakovës.

Në agjendën e ditës së sotme, fillimisht do të bëhen homazhe tek varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve, më pas me fillim nga ora 11:00 mbahet turneu individual në kick-boks, për të vazhduar më pas në ora 12:00 me boks.

Gjithashtu në ora 11:00 në palestrën “Shani Nushi” organizohet ndeshja e volejbollit Gjakova – Iowa, nga Shtetet e Bashkuara.

Në ora 19:30 në “Pazarin e Vjetër”, fillon koncerti festiv me artistë dhe këngëtarë lokal.

Ndërsa aktivitetet përmbyllen me ndezjen e fishekzjarrëve në qendër të qytetit në ora 21:30.

Dita e sotme përmbyll javën e aktiviteteve që janë organizuar për ndër të 20 vjetorit të Çlirimit të Gjakovës, ku gjatë kësaj jave janë mbajtur aktivitete si koncerte të ansamblit profesionist “Shkelzen Doli” dhe ansamblit muzikor të qytetit, mermoriali në çilkilzëm, panairi veror dhe turneu individual i teakwandos.