GIZ dhe Fakulteti i Edukimit me Marrëveshje për Cilësi në Arsim

Sot, do të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” – Fakultetit të Edukimit lidhur me shkëmbimin e mbështetjes dhe kontributit në arsim ndërmjet GIZ/CDBE dhe UP, dhe lidhur me ofrimin e ndihmës në ndonjë fushë tjetër që kërkon mbështetje në programin e para-shërbimit të UP.

“Qëllimi i përgjithshëm i projektit GIZ/CDBE është përmirësimi i cilësisë së arsimit themelor, përmes të cilit kuptohet se një arsim themelor i cilësisë së lartë do t’ju mundësonte fëmijëve dhe të rinjve të kenë qasje në arsimin e mëtutjeshëm. Fokusi kryesor i bashkëpunimit do të jetë shkëmbimi i përvojës dhe kontributeve ndërmjet Programit GIZ/CDBE dhe UP Fakulteti i Edukimit, me qëllimin e nxjerrjes së konkluzioneve dhe rekomandimeve të cilat vijnë nga rezultatet e PISA-s”, thuhet në njoftimin e Fakultetit të Edukimit.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes do të flasin Marjan Dema, rektor i Universitetit të Prishtinës, Boris Scharlowski, udhëheqës i projektit CDBE dhe Ethem Çeku, dekan i Fakultetit të Edukimit të UP-së.