Gazetarja rrëfen për herë të parë dhunën që përjetoi nga bashkëshorti

I është dashur një dekadë për të dalur publikisht me rrëfimin e saj për dhunën në familje.

Laura Kryeziu, gazetare në radio thotë se ishte rrahur e maltretuar nga bashkëshorti dhe përfundimisht ishte larguar nga banesa e përbashkët.

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Kryeziu foli për fillimin e problemeve të saj me ish- bashkëshortin.

“Martesa ime ka qenë e hershme, në moshën 18 veçare ndërsa ish-bashkëshorti ka qenë 28 vjeçar. Dhuna mundem me thanë që ka filluar që nga fejesa ku nga një mosmarrëveshje shumë e vogël fillimisht e kam hangër një flakareshë… kur kam tregu në rreth, shumica kanë reagu që s’është kurgjo një shuplakë”, tha Kryeziu.

Ajo më pas tregoi përvojën e saj me psikologë të Kosovës dhe Policinë e Kosovës kur tentoi të kërkojë ndihmë lidhur me gjendjen e saj.

Rrëfimin e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme: