Gazetarja Saranda Ramaj Foto: Koha.net

Gazetarja e Kohës Ditore ndalohet nga policia në Gjykatë

Portali Koha.net ka raportuar se gazetarja e gazetës, “Koha Ditore”, Saranda Ramaj është ndaluar nga Policia e Kosovës në Pallatin e Drejtësisë.

Saradana Ramaj ishte duke raportuar për procesin gjyqësor ndaj të akuzuarve në rastin “Syri i Popullit.

Koha.net, thotë se gazetarja Ramaj është marrë në pyetje rreth raportimit të sotëm për procesin gjyqësor “Syri i Popullit”.

Në këtë seancë kanë dëshmuar, presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti e deputeti i PSD-së, Xhavit Haliti.