Albin Kurti e Sabit Istogu - Foto: Facebook/AlbinKurti

Gazetari i luftës i bashkohet Vetëvendosjes

Lëvizjes Vetëvendosjes i është bashkuar sot Sabit Istogu, i cili ishte reporter gjatë kohës së luftës së fundit të Kosovës, më 1998/99.

Lajmin e ka bërë të ditur i pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Sabit Istogu ka raportuar nga zonat e luftës në Drenicë për Televizionin Shqiptar, për Deutsche Welle. Po ashtu, ai ka punuar për gazetat Rilindja dhe Bujku, si dhe për televizionin publik, RTK.

“Angazhimi dhe kontributi i tij në paqe e në luftë është i mirënjohur jo vetëm në Drenicë por edhe në mbarë Kosovën e më gjerë. Jemi të nderuar e të gëzuar që në mesin tonë e në radhët tona e kemi Bacën Sabit”, ka shkruar Albin Kurti në profilin e tij në “Facebook”.