Gazetarët serbë protestojnë kundër akteve të frikësimit

Gazetarët serbë janë mbledhur sot për të protestuar kundër një videoje me kërcënim të hapur ndaj redaktorit të BIRN Serbia, Slobodan Georgijev, veprim të cilin e kanë dënuar edhe shoqatat e mediave dhe OSBE.

Gazetarët në Serbi kanë organizuar një protestë pas publikimit të një videoje që kishte në shënjestër redaktorin e BIRN Serbia, Slobodan Georgiev, në të cilën ai quhej “tradhtar”.

Video u shpërnda përmes rrjetit social ‘Twitter’ dhe kishte në shënjestër edhe gazetarë të tjerë të pavarur dhe portale.

Gazetarët u mblodhën përpara Prokurorisë në Beograd, duke kërkuar që autoritetet të reagojnë dhe të bëjnë më shumë për të mbrojtur gazetarët.

Shoqatat e gazetarëve serbë dënuan këtë video, siç bëri përfaqësuesi i lirisë së medias i OSBE-së, Harlem Desir.

Të enjten ai tha se ndihej “i tronditur nga video” dhe shtoi se “portretizimi i gazetarëve si tradhtarë në Serbi mund të rrezikojë seriozisht sigurinë e tyre”.

Foto: BIRN
Foto: BIRN
Foto: BIRN
Foto: BIRN
Foto: BIRN