Gazetarët në fund të muajit zgjedhin kryetarin e tyre

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) të martën më 31 korrik do të organizojë kuvendin zgjedhor për të zgjedhur kryetarin e këtij asociacioni

Të drejtë kandidimi kanë të gjithë gazetarët që punojnë në Kosovë.

“Të drejtë për të kandiduar për pozitën e kryetarit të bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës kanë të gjithë gazetarët që punojnë në Kosovë. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, mirëpret kandidimin e çdo gazetari / gazetareje që ka vullnet, vizion dhe përkushtim për të punuar dhe kontribuar në të mirë të organizatës dhe komunitetit të gazetarëve”, thuhet në komunikatën e AGK-së.

Gjatë javës së ardhshme AGK-ja do ta publikojë rendin e ditës së bashku me vendin dhe orën e mbajtjes së kuvendit zgjedhor.