Gausterer: OeSD-ja u Shqetësua për Vonesat

Qershor 06, 2014 – Edmond Nulleshi, drejtor i shërbimeve në KEK thotë se është izoluar rrezikun për shpërthimet e mëtejshme. Policia nuk jep shifra të sakta të të vdekurve të mundshëm. Rreth orës 11:00, në hapësirat e termocentralit “Kosova A” ka ndodhur një shpërthim i madh dhe nga burimet jozyrtare mësohet se janë tre deri në katër të vdekur.

“Në momentin e shpërthimit kanë qëlluar tre persona fizikisht në vendin e shpërthimit”, tha Nulleshi.

Ai shtoi se skuadrat e kërkim-shpëtimit janë duke kryer punën e vet dhe nuk mund të konfirmojmë numrin e të vdekurve.

Policia e Kosovës thotë se kanë siguruar perimetrin e sigurisë dhe nuk kanë shifra të sakta për numrin e të vdekurve.

“Ka të lënduar me dhjetëra por mund të ketë edhe të vdekur”, i tha Brahim Sadria zëdhënës i policisë i Gazetës Jeta në Kosovë.

11:45

Arsyet e shpërthimit ende nuk dihen, por në vendngjarje kanë shkuar një numër i autoambulancave.

Shpërthimi ka tronditur edhe banorët e Obiliqit dhe ka dëmtuar xhamat e veturave.

Agron Borovci nga Policia e Kosovës thotë se e kanë siguruar hapësirën te vendi i ngjarjes. Ai tregon se ka disa persona të lënduar, por nuk mund ta konfirmojë ende nëse ka të vdekur.

“Për momentin jemi duke vëzhguar situatën dhe ende nuk dimë nëse do të ketë edhe një shpërthim tjetër.