Ndërtesa në Londër në flakë - Foto: AFP/NATALIE OXFORD?BBC

Gati të Shembet Ndërtesa e Kapluar nga Zjarri në Londër

Një zjarr i madh ka përfshirë gjatë natës një ndërtesë në rrugën ”Latimer” në perëndim të Londrës.

Siç raporton BBC dëshmitarët okularë pretendojnë se njerëzit janë të bllokuar brenda objektit.

Zjarri në ndërtesën “Grenfell” në perëndim të vendit u raportua në orën 00:54 dhe rreth 200 zjarrfikës janë ende duke luftuar flakët, raporton BBC, përcjell rtv21.tv

Shërbimi spitalor në Londër raporton se 30 njerëz kanë kërkuar trajtim mjekësor, derisa ka bërë të ditur se një person dyshohet që ka mbetur i ngujuar brenda objektit të ndërtesës së tij.

”Shumica e të evakuarve pohojnë se janë zgjuar me britma, nxehtësi të madhe në ndërtesë si dhe me erë të plastikës së djegur”, raporton Daily Mail.

Po ashtu raportohet se zjarrfikësit janë duke luftuar zjarrin për disa orë dhe përderisa intensiteti i zjarrit po normalizohet ka frikë se ndërtesa mund të shembet./21Media